Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti / Frontex fshehu krimet greke ndaj emigrantëve

Raporti / Frontex fshehu krimet greke ndaj emigrantëve

Drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri fshehu shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve greke gjatë trajtimit të emigrantëve që kapeshin duke hyrë ilegalisht në vend.

Kjo është gjetja kryesore e një hetimi të thelluar disamujor që u ndërmor nga Parlamenti Europian ndaj agjencisë europiane të ruajtjes së kufinjëve. Raporti thotë se nga hetimi nuk u zbulua shkelje e të drejtave themelore nga ana e vetë stafit të Frontex, por janë gjetur raste të shumta kur kreu i kësaj agjencie zbeh rrezikshmërinë dhe seriozitetin e incidenteve të shkaktuara nga autoritetet e vendeve anëtare.

Në një rast, punonjësit e Frontex në terren kanë raportuar një situatë ekstremisht të rrezikshme nga ana e autoriteteve kufitare greke dhe e kanë raportuar atë si “Incident serioz i kategorisë 4”, që sipas këtij klasifikimi ka të bëjë me shkelje shqetësuese dhe të rënda të të drejtave themelore.

Por, drejtuesi francez i Frontex, Fabrice Leggeri i rikategorizonte këto incidente në nivelin dy, si incidente që nuk përfshinin stafin e Frontex dhe urdhëronte mbylljen e hetimeve. Sipas raportit, kjo ishte skema tipike e përdorur nga Frontex përgjatë vitit të kaluar, ku agjencia kishte prova të shkeljeve të të drejtave themelore të emigrantëve nga autoritetet greke, por i neglizhonte ato.

Raporti gjen gjithashtu raste të panumërta dëbimesh masive me forcë në kufi nga disa vende anëtare dhe shkelje të të drejtave të njeriut duke shfrytëzuar masat kundër pandemisë.

“Aktorë kombëtare dhe ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe organizata raportuan vazhdimisht për shkelje të të drejtave të njeriut nga vendet anëtare, por Frontex i injoroi këto raportime”, thuhet në raportin hetimor.

Këto shkelje nuk cilësohen rastësi, por thuhet se janë pjesë e një kulture të brendshme mbi të cilën po funksionon Frontex.

“Agjencia as nuk adresoi as shqetësimet e ngritura nga brenda saj për disa raste të dyshimta me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, deklarohet në raporti.

Raporti hetimor u prezantua para Komitetit të të Drejtave Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme nga eurodeputetja, Tineke Strik.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore