
Rama s’përmbahet para gazetarëve bullgarë: Turp, ju jeni një turp dhe shumë lëmsh
Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer para gazetarëve bullgarë. I ndodhur në Bruksel, Rama u ndal të jepte një prononcim për ta, por e nisi duke thënë se ata ishin një vend turpi që kishin marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama shtoi se kjo gjë po ndodhte, ndërkohë që po zhvillohet një luftë e nxehtë në Evropë dhe 26 vendet e tjera të BE-së vetëm vëzhgojnë.
"O, Bullgaria, ju jeni lëmsh djema, jeni shumë lëmsh dhe është shumë turp. Është një turp që një vend i NATO-s të marrë peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë dhe nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!"- tha Rama para mediave bullgare.
Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.



Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Shqipëria e 24-ta në botë/ Rritja e çmimit te naftës mbart emrin “Putin”
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




