Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rama për programin e PD: Taksa e sheshtë na falimenton, do të rishikojmë taksën progresive!

Rama për programin e PD: Taksa e sheshtë na falimenton, do të

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar sot se program i PD-së që kërkon të risjellë taksën e sheshtë do të sjellë një favorizim të të pasurve dhe shumë të të pasurve.

“Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’ju dhënë më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që e quaj taksim të ndershëm dhe që konsiderohet si koncept, taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, si në aspektin e moralit shoqëror edhe në aspektin e të ardhurave për individët e shtetit. Shifra e debatuar sot për taksimin 23% të taksës për ata që kanë rroga të larta është keqinterpretim, sepse nuk fillon në atë pikë 1.6 milionë, por me 4 milionë”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu bërë të ditur se PS-ja mund të rishikojë taksën progresive, duke mos e lidhur këtë me fushatën elektorale.  

“Do të bëjmë një rishikim të progresivitetit me synimin të jemi më të hapur për ata që nuk janë në pjesën e sipërme por të mesme, por kjo do bëhet bazuar në bindjen se është koha për ta bërë dhe pa asnjë lidhje me fushatën. Ne nuk duam që fushata të jenë arsye për të dobësuar karakterin tonë, atë që është baza e qeverisjes sonë, mbi parimin që kush fiton më shumë paguan më shumë”, tha Rama.

Kryeministri ka deklaruar se programi i PD-së është pa shtyllë kurrizore që i ngjan liderit të saj, Lulzim Basha.

“Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë er quaj ‘taksim të ndershëm’ dhe që konsiderohet taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror”, theksoi Rama.

Ndërkaq, në debat ka ndërhyrë edhe ministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë më i ashpër.

“Progresiviteti është në favor të shtresës së mesme. 960 milionë USD kanë kaluar te klasa e mesme. Taksa e sheshtë favorizon një pakicë. Taksa progresive ka favorizuar 95% e të punësuarve.

Rikthimi taksës së sheshtë ngarkon shtresën e mesme e të ulët me më shumë taksa e liron dy grupe: Cila është arsye që nga taksa e sheshtë 53 miliardë lekë 530 milionë USD do të ikin nga buxheti, e të shkojnë në xhepat e kompanive të mëdha. 130 milionë USD në vit që kalojnë nga spitalet e ndërtimi te kompanitë e mëdha.

Habi e madhe, ulja nga 24 në 18% e kontributit të sigurimet shoqërore është tallje e madhe. E çon deficitin e skemës së pensioneve në 830 milionë USD.

Që ky program të funksionojë duhet të rritet ekonomia me 25%, në trajektoren normale të rritjes së Shqipërisë ne falimentojmë në vitin e 2 të një mandate potencial. Borxhi do shkonte përtej 90%”, tha Ahmetaj. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore