Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rama në Ankara, hijet e një pakti që pritet të prodhojë polemika në Tiranë

Rama në Ankara, hijet e një pakti që pritet të prodhojë

Edi Rama e ka nisur me Erdoganin kryeministër të Turqisë rrugëtimin e tij politik në qeverisje pa ardhur në qeverisje.

Kur vizitoi Dollma Baçenë, rezidencën e Stambollit të kreut të qeverisë turke dhe firmosi partneritetin strategjik me Turqinë, duke e vendosur Ankaranë, në një vijë me Italinë e Greqinë, plus SHBA-ve që janë në vend të parë.

Tetë vjet më pas, Edi Rama, kësaj radhe në Ankara, i pritur me një protokoll “mbretëror” ka firmosur një marrëveshje të tillë, që Tiranën dhe Ankaranë i kthen në dy “kancelari” thuajse të ngjizura.

Marrëveshja Strategjike e Nivelit të Lartë mes dy vendeve, në radhë parë, edhe pse ende nuk dihet gjë prej saj, duket parashikon një shkrirje të institucioneve më të larta, duke nisur natyrisht nga organe operative të nivelit të parë si shërbimet sekrete, ushtria, policia etj.

Pra partneriteti strategjik që deri më sot ka qenë i përfolur më shumë si ide, ka marrë një formë operative ku dy qeveritë janë më shumë se homologe, por natyrisht që duhet të shikohet përmbajtja.

Në këtë vizitë, që natyrisht pritej të përmendej, elementi i zgjedhjeve të 25 prillit nuk mund të lihej pa përmendur dhe kjo nga vetë presidenti turk, i cili pa kod fare ka lëshuar një “fatva” politike pro Edi Ramës në një grup elektorati jot ë vogël që e simpatizon atë në Shqipëri.

Ndërkaq, batuta e Edi Ramës për “7 prillin”, edhe pse Erdogan nuk e ka kuptuar në moment, por që patjetër do ta marrë vesh nga këshilltarët, duket ka qenë “shashka” për të ushqyer një polemikë mediatike.

Që në fakt, qëllim ka për të mënjanuar debatin real të kësaj vizite; që sipas gjasave do të ketë një impakt më të madh se ç’u tha. Ardhja e Universitetit Teknologjik të Stambollit dhe e Fondacionit Marif, sipas të gjitha gjasave do të shkulë nga Tirana ato pjesë të institucioneve arsimore që Gylen ka akoma në Shqipëri.

Duke nisur nga dy universitetet e rëndësishme në Tiranë, por natyrisht edhe organizmat e tjera tregtare e madje edhe të investimeve në jetën sociale kulturore e mediatike të vendit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore