Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria ndryshon kontratën/ Porto Romano ia rrëmben statusin Durrësit, por me koncension

Qeveria ndryshon kontratën/ Porto Romano ia rrëmben statusin

Qeveria ka ndërhyrë sërish në kontratën koncesionare të Porto Romanos, të dhënë sipas skemës partneritet-publik privat që në vitin 2015-të. Deri më tani në këtë port ankorohen një numër i kufizuar anijesh, kryesisht ato të transportit të naftës e gazit.

Por, me ndryshimet e ndërmarra në mbledhjen e fundit të Qeverisë, këtij porti i jepet statusi i Portit të Hapur Ndërkombëtar. Kjo hap rrugë, të paktën sipas kontratës koncesionare, ankorimit edhe të anijeve të tjera me mallra, jo veç atyre të karburanteve.

Ky Port është dhënë me koncesion për 35 vite te kompania Porto MBM. Pronare e kësaj kompanie, sipas “Open Data” është me 97 për qind Adriatic Petroleum Platform, Atec S.r.l me 2 për qind dhe Mampaey Offshore Industries B.v, kjo e fundit e regjistruar në parajsa fiskale.

Objekt i aktivitetit është posaçërisht për shkarkimin e anijeve me hidrokarbure, gërmime dhe mirëmbajtje të basenit portual, koordinimi i aktiviteteve tregtare brenda territorit të portit, ndërtim, riparim, restaurim, menaxhim, ruajtje objektesh brenda portit, por edhe shkarkim, depozitim e transport mallrash për llogari të subjekteve juridike dhe shtetërore.

Tipi i kontratës të lidhur sipas skemës PPP ishte BOT, pra ndërto, opero dhe transfero.

“Është për një periudhë 35-vjeçare. Investimi i kryer do të jetë 10.2 milion dollarë në fillim të investimit dhe në periudhë e fundit do të shtohet edhe 40 për qind e vlerës. Arsyeja e realizimit të këtij investimit ka të bëj me një kufizim, një limitim të kapaciteteve tona përpunuese, veçanërisht për hidrokarbure që kushtëzohet nga thellësia e kufizuar e porteve tona. Ky investim do ta rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme mundësinë tonë të operatorëve provat shqiptar për të realizuar import eksporte të produkteve hidrokarbure”, deklaronte në Parlament në 2015-ën ministri i Infrastrukturës në atë kohë, Edmond Haxhinasto.

Koncesion është cilësuar si i paligjshëm nga ana e Partisë Demokratike, që thotë se cenon sigurinë kombëtare dhe i dha privatit leje për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin.

Megjithatë, me këtë ndryshim në kontratë duket se po i hapet rruga nisjes së punimeve për portin turistik të Durrësit, që është projektuar të ndërtohet nga kompania e sheikut emiratas, Mohamed El Alabaar.

Lëvizja duket se është planifikuar shumë kohë para se Edi Rama ta premtonte në fushatë elektorale, sepse në mes të tetorit të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar Planin Kombëtar Sektorial për Transportin Detar dhe Infrastrukturën Portuale. Në këtë plan, porti i ri i Durrësit transferohet në Porto Romano, duke ja lënë portin aktual turistëve dhe vizitorëve.

El Alabaar premton 2 miliardë euro investime për këtë port turistik, por dilema është se kush do të paguajë koston e ndërtimit të portit të ri të mallrave në Porto Romano, që parashikohet në rreth 500 milionë euro, shumë që nuk është specifikuar nga qeveria nëse do të jetë buxheti i shtetit që do ta financojë, apo do të jepet me koncesion e PPP. Ky vendim i fundit i Qeverisë sugjeron këtë të dytën.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore