Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria franceze ndalon rritjen e çmimit të gazit e karburanteve, por rrit çmimin e energjisë elektrike

Qeveria franceze ndalon rritjen e çmimit të gazit e karburanteve,

Qeveria franceze ka ndërhyrë në treg duke ndaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve të gazit, karburantit dhe energjisë elektrike. Njoftimi u dha nga kryeministri vendas.

“Ne do t’i ngrijmë, do t’i ngnrijmë! Nuk do të ketë më rritje të çmimeve”, tha kryeministri Jean Castex për televizionin francez, TF1.

Castex tha se ai priste që çmimet e gazit të vazhdojnë të rriten me rreth 30 për qind deri në fund të vitit dhe potencialisht të rriten edhe më tej deri në pranverë. Por, ai tha se konsumatorët nuk do t'i shohin ato rritje në faturat e tyre.

Në vend të kësaj, rritja prej 12.6 për qind e rregullatorit të energjisë në çmimet e gazit natyror, e cila hyri në fuqi të premten, do të mbetet në vend.

Çmimi e energjisë elektrike gjithashtu do të ngrihen, megjithëse një rritje tjetër mund të jetë e nevojshme në 2022: "Ne do të kufizojmë një rritje të çmimeve të energjisë elektrike në 4 për qind", tha Castex.

Kryeministri njoftoi disa masa për të adresuar krizën duke përfshirë kuponë energjie për gjashtë milionë familje që kanë nevojë për ndihmë për të paguar faturat e tyre. Rritja e çmimeve të gazit natyror lidhet me problemet e kërkesës dhe ofertës në Europë pas një dimri të gjatë të vitit të kaluar.

Kërkesa është rritur ndjeshëm në të gjithë globin, ndërsa vendet po dalin nga pandemia.

Ligjvënësit e opozitës nxituan të kritikojnë qeverinë, me socialistin Stephane Troussel që tha për FranceInfo se masat ishin "shumë pak dhe shumë vonë".

Jean-Luc Melenchon, themeluesi i ekstremit të majtë “La France Insoumise”, shkroi në Tëitter: "Plani i Castex kundër rritjes së çmimeve është i thjeshtë: ju i jepni orën tuaj dhe ai ju jep kohën. Ju paguani paraprakisht dhe më vonë do të paguani të sërish", deklaroi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore