Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria jep portin e Vlorës tek privatët/ Portin e ri 45 milionë euro do ta paguajnë shqiptarët

Qeveria jep portin e Vlorës tek privatët/ Portin e ri 45 milionë

Qeveria ka miratuar dhënien me koncesion me tarifën një euro për 35 vite të Portit të Vlorës te privatët, duke i hapur rrugë shndërrimit të këtij porti, siç thotë, në një port turistik.

Vendimi i hap rrugë lidhjes së kontratës së qirasë për vetëm një euro me bashkimin e kompanive Marina di Valona sh.p.k. & Marina Projects ltd & Brunes sh.p.k.& Ndregjoni sh.p.k.

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe Bashkimit të Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, , “Brunes” , “Ndregjoni”, dhe “Marina Projects” LTD si qiramarrës për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, listës së pasurive dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Përveç përfitimit të këtij porti me falas, investitorët në fjalë do të përfitojnë edhe nga statusi i investitorit strategjik, sipas vendimit të Qeverisë.

Tre kompanitë në fjalë u shpallën fituese në tenderin e shumëdebatuar më 6 janar të këtij viti, me ofertën për të investuar rreth 23 milionë euro. Koncesioni është i formës BOT, pra ndërtim, operim dhe në fund të kontratës transferim të shteti.

Me këtë kontratë, kompanitë private përfitojnë një port thuajse të gatshëm, ndërkohë që qeveria ka hapur procedurat për ndërtimin po me koncesion të portit të ri tregtar të Vlorës, që do të ndërtohet në portin aktual të peshkimit.

Sipas procedurës së hapur nga Ministria e Infrastrukturë, vlera e investimit të portit të ri tregtar nuk do të jetë më e vogël se 45 milionë euro, pra dyfishi i shumës minimale që detyrohen të investojnë kompanitë private që kanë përfituar falas portin aktual të Durrësit për të shndërruar në port turistik.

Porti turistik sipas kërkesave të dhënies me koncesion duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve, duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur.

Ndërkohë, koncesioni për ndërtimin e portit të ri tregtar në Triport është dhjetëvjeçar. Ai parashikon ndërtimin e një porti të integruar ku të ankorohen minimalisht në të njëjtën kohë 133 anije peshkimi, 2 anije pasagjerësh dhe një anije mallrash.

Procedura për këtë koncesion ka nisur pas një oferte të pakërkuar, ndërsa procedura për shpalljen e fituesit është hapur më datë 17 shtator të këtij viti./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore