Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria e re serbe: Vuçiç bën ministër të Brendshëm njeriun që i quajti shqiptarët “racë inferiore”

Qeveria e re serbe: Vuçiç bën ministër të

Aleksandër Vuçiç ka shpërthyer polemika të shumta në mediat e vendit të tij pas miratimit të qeverisë së re të vendit, që erdhi katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Në ekzekutivin e ri të drejtuar nga Ana Brnabiç, që Vuçiç sërish e emëroi kryeministre, dominojnë gratë, pjesëtarët e komunitetit LGBTI, por edhe elementët e fortë antishqiptar.

Kështu në postin më të rëndësishëm të qeverisë  atë të ministrit të jashtëm është emëruar ish-ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviç, pjesëtar i komunitetit LGBTI si dhe kryeministrja Ana Brnabiç. Ndërkaq, antishqiptarin Aleksandër Vulin e ka emëruar ministër të Brendshëm, duke bërë rokadë me Nebojsha Stefanoviçin që ka kaluar në ministrinë e Mbrojtjes.

Qeveria e re ka 11 gra nga 21 anëtarë qeveri, ndërkohë që është larguar nga kabineti njeriu më i rëndësishëm i Moskës, Ivica Daçiç.

Partia Socialiste e Daçiç ka marrë ministrinë e Arsimit, por ende nuk është caktuar emri i ri. Nuk është caktuar ende se kush do të drejtojë Zyrën për Kosovën që deri tani e ka mbajtur Marko Gjuriç, i cili sipas gjasave do të mbajë të njëjtin post.

Aleksandër Vulin, dy javë më parë hyri në një polemikë të fortë me Edi Ramën, pasi e akuzoi për bashkim me Kosovën. Vulin i quajti shqiptarët si racë inferiore, çka shkaktoi një revoltë të madhe në rrjetet sociale.

Emrat e qeverisë serbe

Ministria e Punëve të Jashtme - Nikola Selakoviç

Ministria e Punëve të Brendshme - Aleksandër Vulin

Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit - Tatjana Matiç

Ministria e Transportit, Ndërtimit - Tomislav Momiroviç

Ministria e Financave - Sinisha Mali

Ministria e Ekonomisë - Andjelka Atanaskoviç

Ministria e Minierave dhe Energjisë - Zorana Mihajloviç

Ministria e Bujqësisë - Branislav Nedimoviç

Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit - Irena Vujoviç

Ministria e Drejtësisë - Maja Popoviç

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale - Marija Obradoviç

Ministria e Mbrojtjes - Nebojsha Stefanoviç

Ministria e Integrimit Evropian - Jadranka Joksimoviç

Ministria e Arsimit, Shkencës - Në pritje të vendimit të SPS

Ministria e Shëndetësisë - Zlatibor Lonçar

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale - Darija Kisiç Tepavçevic

Ministria e Rinisë dhe Sporteve - Vanja Udoviç

Ministria e Kulturës dhe Informacionit - Maja Gojkoviç

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe Dialogut Social - Gordana Comiç

Ministria e Kujdesit Familjar - Ratko Dmitroviç

Ministria e Kujdesit për Fshatin - Milan Krkobabiç

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore