Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria çon paktin në Parlament/ Garancia që mori për vaksinën kineze dhe shpresa te turqit

Qeveria çon paktin në Parlament/ Garancia që mori për

Shqipëria ka marrë 192 mijë doza të vaksinave kineze Corovax, të prodhuara nga firma Sinovac. Mundësimi i tyre u bë nëpërmjet kompanisë turke kompania "Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret", A.S. që është distributor për Turqinë dhe Azerbajxhanin.

Shumë njerëz në Shqipëri janë shfaqur skeptikë në lidhje me vaksinën kineze dhe hezitojnë tw marrin injeksionin dhe kjo lidhet me faktin se nuk është autorizuar ende nga agjencitë evropiane si EMA, apo ajo amerikane FDA.

Qeveria “Rama” ka paraqitur dy akte normative në lidhje me furnizimin me vaksinën kineze në Parlament dhe që pritet të miratohen së shpejti. Në këto dy akte normative, qeveria mundohet t’u shpjegojë deputetëve dhe sigurinë për vaksinën kineze.

“Zhvillimet në dinamikë të procesit të vaksinimit në mbarë botën kanë bërë që shumë vende të kenë vëmendje të shtuar edhe ndaj vaksinave të tjera të prodhuara në vende si Republika Popullore e Kinës apo Federata Ruse”, thuhet në relacionin e paraqitur nga qeveria në Parlament, të siguruar nga Gazeta Shqip.

Garancia e qeverisë

Në relacionin e akteve normative, të siguruara nga Gazeta “Shqip”, theksohet se vaksinat kineze janë testuar nga institucionet shëndetësore të Turqisë, aty ku vendi unë shpreson të marrë furnizimet masive të injeksionit.

Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin, i cili është një organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë, parashikuar nga ligji nr.15/2016, "Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive", për të shqyrtuar çështjet teknike të lidhura me vaksinimin e popullatës e grupeve të caktuara është mbledhur dhe me anë të vendimit nr.2/2021, date 4.3.2021, ka marrë në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Sciences, Pekin, Kinë.

“Ky komitet është shprehur se ajo është një vaksine që përmban virusin e inaktivizuar SARS-Co V-2. Rezultatet e fazës së parë dhe të dytë të kësaj vaksine në Kine janë publikuar në revistën Lancet në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik 2020 në Kine, dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili. Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës tek punonjësit shëndetësorë që ofronin trajtim për pacientet me COVID-19 dhe ishin prova të randomizuara, double-blind dhe te kontrolluara me placebo. Kjo tregoi një efikasitet ndaj sëmundjes kryesisht 100% për ato që kërkonin hospitalizim, rastet e rënda dhe fatale sipas të dhënave te publikuara vetëm në faqen zyrtare të kompanisë. Kjo vaksine është aprovuar për përdorim emergjent në Kine nga autoriteti rregullator ne Kine (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare ). Gjithashtu, kjo vaksinë është aprovuar në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksike, Paraguaj, Filipine, Tailande, Tunizi, Turqi, Ukraine dhe Uruguaj etj”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Një tjetër garanci për qeverinë shqiptare, janë edhe raportet e autoriteteve shëndetësore turke mbi efikasitetin e vaksinën.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës se Turqisë sqaron se janë vaksinuar të gjithë personat mbi 65 vjeç dhe rreth 1 000 000 punonjës shëndetësorë. Numri total është 10 372 000  persona.

“Ministria e Shëndetësisë Turke na informoi edhe mbi procesin e provave klinike si dhe efikasitetin e vaksinës, i cili, sipas të dhënave paraprake të kryera bazuar në të dhënat e mbledhura deri më 23 dhjetor 2020, efikasiteti i vaksinës u gjet te ishte 91.25% dhe 71.25% -97.34%  në një interval besimi prej 95%. Në Turqi, sipas informacionit të përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë Turke, kjo vaksinë që po përdorej në popullatë kishte marrë një autorizim përdorimi emergjent (EUA emergency use authorization - autorizimi i përdorimit emergjent) nga Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ky autorizim mund te jepet nga Agjencia për vaksinat që do të përdoren për raste të jashtëzakonshme që kërcënojnë rëndë shëndetin publik dhe konsiderohen si sëmundje infektive nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ose Ministria e Shëndetësisë, për të cilat ende duhet të sigurohen të dhelna gjithëpërfshirëse të efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë (baza për licencim) derisa të sigurohen të dhëna të tilla. EUA është dhënë për vaksinat, të dhënat gjithë përfshirëse mbi efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë (baza e licencimit) e të cilave ende nuk janë siguruar, provat paraklinike dhe provat klinike të fazës 1 dhe 2 janë të plota, provat klinike të fazës 3 janë në vazhdim dhe të dhënat paraprake të të cilave ndahen me Agjencinë, për raste të jashtëzakonshme që kërcënojnë rëndë shëndetin publik dhe konsiderohen si sëmundje infektive nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ose Ministria e Shëndetësisë. Si rezultat i vlerësimeve shkencore dhe analizave të kryera në laboratorët e analizës dhe kontrollit të Agjencisë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, vaksina ishte e pranueshme për t'u dhënë autorizimin e përdorimit urgjent nga Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në relacionin e siguruar nga Gazeta “Shqip”.

Qeveria shqiptare ka shpallur si synim ambicioz vaksinimin e 500 mijë shqiptarëve brenda majit dhe se shpresat i ka varur te Turqia. “Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë ka nënshkruar një marrëveshje me këtë kompani për blerjen e 100 000 000 doza vaksina. Kjo është një mundësi e volitshme për Republikën e Shqipërisë, edhe për lehtësi logjistike, pasi është më e lehtë për ta transportuar vaksinën në shtetin shqiptar nga ai turk”, thuhet në këtë relacion.

Qeveria çon paktin në Parlament/ Garancia që mori për

Qeveria çon paktin në Parlament/ Garancia që mori për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore