Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qethja e historisë së PD-së nga Lulzim Basha

Qethja e historisë së PD-së nga Lulzim Basha

Lulzim Basha e ka përsëritur për të dytën herë; më 8 dhjetor dhe sot ku ka shpërndarë një video në përkujtim të themelimit të Partisë Demokratike.

Basha ka kremtuar 11 dhe jo 12 dhjetorin, pra siç ka bërë Sali Berisha kur ishte në qeverisje për herë të dytë, kur themeluesit njohin 12 dhjetorin si datë të themelimit të PD-së.

Ndërkaq, si në videon e parë të transmetuar në takimin e FRPD-së, ashtu edhe në atë që ka publikuar sot bën përshtypje se në coverin apo fytyrën e PD-së, Basha nxjerr vetëm Sali Berishën dhe veten e vet.

Është e vërtetë se në një video nuk mund të nxirren gjithçka, pasi koha është e limituar, megjithatë është gjithmonë mundësia për të dhënë një mesazh të rëndësishëm politik.

Mesazh që tregon edhe logjikën dhe fytyrën ne lidershipit. E në këto video bëhet qartë se për Bashën, nuk janë të rëndësishëm as themeluesit e 30 viteve më parë që nga Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, etj, po ashtu as qëndrestarët e viteve 1997-2005 si Sokol Olldashi, Astrit Patozi, Jozefina Topalli etj, etj.

Parë me vëmendje edhe në anën tjetër të politikës, edhe nga PS-ja ka pasur një mendësi për ta përqendruar gjithçka nga Rama, kryesisht para disa vitesh.

Por Lulzim Basha do të duhej të jepte sinjalin e një ndryshimi të mentalitetit të kryetarëve që e përqendrojnë të gjithë vëmendjen tek veta. Sidomos pas qëndrimit se kryeministri duhet të ketë dy mandate në detyrë e jo më shumë e të tjera.

Historia është rasti më i mirë për të treguar jo vetëm filozofinë e Lulzim Bashës, por edhe mendësinë e opozitës për një hapje të PD-së, në radhe të parë tek vetmja e më pas tek të tjerët. PD nuk ka pasur President e kryeministër vetëm Sali Berishën e ministër e kryebashkiakë vetëm Lulzim Bashën.

PD ka pasur edhe kryeministrin e parë postkomunist që është Aleksandër Meksi, ka pasur kryeparlamentarin e parë, Pjetër Arbnori, i cili nuk jeton më dhe përkujtimi në këto raste do të ishte edhe një nderim për këtë figurë jo vetëm politike e intelektuale, por edhe qëndrestar i diktaturës komuniste. Arbnori është cilësuar edhe si “Mandela i Shqipërisë” për vitet e gjata të burgut që bëri në regjimin komunist. Tirana e PD, përpara Lulzim Bashës ka pasur disa kryebashkiakë, ku PS nuk arrinte të fitonte dot deri në vitin 2000 kur doli Rama si Sali Këlmendin e Albert Brokaj.

PD ka qeverisur Durrësin e Vlorën, Gjirokastrën e Korçën etj etj. Të gjithë këto emra janë ditari politik i PD-së, që edhe pse nuk mund të shfaqet i gjithi, meriton të shfletohet pjesërisht për të treguar, se brenda asaj selie të madhe ku dikur ishte qendra kulturore e Ushtrisë Popullore, nuk ka vetëm një njeri, por ruhet një histori e pasur e politikës shqiptare. Që natyrisht nuk nis me Berishën e mbaron me Bashën.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore