Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plagosur nga aksidentet e atentatet

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe

Qershori është mbyllur me bilanc tragjik.

Sipas raportimeve 15 të vdekur dhe 11 të plagosur janë regjistruar nga autortietet si pasojë e aksidenteve rrugore dhe atentateve.

Më 3 qershor vritet Naim Bajri në Shkodër dhe plagoset Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.

68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Një automjet  tip “Benz”  u afrua pranë trotuarit dhe qëlloi në drejtim të 68-vjeçari ndërsa ai ishte duke pirë kafe. Viktima mori 7 plumba në trup.

Më 8 qershor Mariglen Hakës i bëhet atentat në një kryqëzim në Nikël.

Plumbi e kapi të riun në fytyrë (nofull), duke e lënë të plagosur.

Në  shtator te 2019 Hakës iu be një atentat në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij shpresa Basha.


Më 9 qershor një aksident tragjik i mori jetën familjes së efektivit Sokrat Lelaj në Fier

Aksidenti ndodhi në Buzëmadh të Fierit. Ndërroi jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, i cili ishte efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78-vjeçe. Më vonë në spital ndërroi jetë edhe bashkëshortja e Sokratit, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.

Më 11 qershor vritet me thikë Petraq Gjika në Grecalli të Fierit.

Prej disa kohësh viktima 67-vjeç punonte si roje nate dhe ishte vëllai kryeplakut të fshatit Grecalli.

Në po të njëjtën ditë u vra 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj në afërsi të TEG-ut Tiranë.

27-vjeçarit iu bë atentat me tritol dhe lënda plasëse i ishte vendosur në makinë. Ai arriti të dilte nga makina edhe pse pa gjymtyrë, por humbi jetën më vonë në spital.

Sërish në datën 11, barinjtë në Kolonjë gjetën trupin e pajetë të një personi.

Policia konfirmoi se trupi i përkiste Sherif Mukajt, i cili ishte zhdukur nga 1 nëntori i vitit të kaluar.

Më 14 qershor u plagos me një plumb në bark Pjerin Brushtulli në Vepilojë

48-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri dhe ishte ai vetë që njoftoi ambulancën.

Më 18 qershor u vra Martin Çeço në fshatin Kolanec të Maliqit.

Të dyshuar për ngjarjen janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, tashmë të arrestuar. Dyshohet se “molla e sherrit” ishte një vajzë me të cilën 26-vjeçari Çeço kishte lidhje.

Më 20 qershor humbi jetën një 15-vjeçar pas një aksidenti rrugor në aksin Belsh-Elbasan

T.N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet u përplas me motorin e O.M 15 vjeç. Bashkë me të miturin ishte dhe një tjetër 15-vjeçar, K.P i cili mori lëndime të lehta. Ndërsa 15-vjeçari që drejtonte motorin humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Më 24 qershor, një 15-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Fierit pasi u përplas nga një makinë.

15-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit, ndërsa shoferi pasi e përplasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Më 25 qershor humbi jetën 40-vjeçari Erald Totilla.

Tortilla ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një betoniere në afërsi të TEG-ut.

Më 25 qershor një 65-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Pogradec pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me  trafikndarësen metalike.

Goditja ishte e fortë dhe u desh ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë 65-vjeçarin nga mjeti.

Më 27 qershor Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6 vjeçar vdiq pasi makina e cila drejtohej nga 25-vjeçarja doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Në po të njëjtën ditë, një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Drin. 15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.

Adoleshenti u fut për tu larë dhe nuk mundi më të dalë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore