Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse u tërhoq mazhoranca për shkarkimin e Metës: Kush humbi dhe kush fitoi!

Pse u tërhoq mazhoranca për shkarkimin e Metës: Kush humbi dhe

Tërheqja thuajse turpëruese e mazhorancës për hetimin e Ilir Metës, është një tregues i qartë dhe i përsëritur i nismave gjysmake dhe të lëna në mes të mazhorancës së Edi Ramës në këto vite.

Konkluzioni i komisionit hetimor, i përgatitur që në fund ta “këshillojnë” Presidentit, pas asaj që bëri një vit më parë duke ç’dekretuar zgjedhjet dhe ngriti gjithë atë zulm kundër tij nga mazhoranca, është në fund një fitore e pastër e Ilir Metës, më shumë se një tërheqje taktike e Edi Ramës.

Pasi Ilir Meta ç’dekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat natyrisht mazhoranca nuk lejoi të bllokohen, falë edhe qëndrimit të prerë të SHBA e BE-së, Edi Rama, ka dalë zyrtarisht duke thënë se Presidenti ka shkelur kushtetutën dhe Parlamenti do të kërkojë shkarkimin e tij.

Aq i vërtetë u duk ky qëndrim i mazhorancës, sa jo vetëm nisën të përmendeshin emrat e mundshëm për tu zgjedhur në krye të shtetit, por edhe komisioni juridik më prestigjioz në Europë, ai “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”, apo siç quhet “Komisioni i Venecias” u ul të hartonte një opinion për këtë çështje.

Një opinion, që pavarësisht se u komentua në mënyra të ndryshme nga palët pati si bazë termin se “Presidenti ka tejkaluar kompetencat Kushtetuese”.

Venecia, nga ana tjetër bënte të ditur në opinionin e saj se kjo shkelje nuk është një rast automatik për të shkarkuar kreun e shtetit, pasi në një logjikë normale konfliktet institucionale zgjidhen me vendimin e një institucioni që menaxhojnë këto konflikte e jo me shkarkime që është në vetvete një akt ekstrem.

Megjithatë, Venecia ja linte në dorë Kuvendit për të vepruar. Pasi ligjërisht Parlamenti është Sovran për të gjykuar dhe hetuar Presidentin e Republikës. Në fund të hetimit, miratohet një raport, i cili përfundimisht shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila ndan shapin nga sheqeri.

Pra, realisht vendimi i Kuvendit është një verdikt politik, pasi një raporti hetimor mbi punën e Presidentit. Mazhoranca u investua aq fuqishëm, sa u duk se realisht do të kishim një qëndrim të argumentuar të Kuvendit, i cili në fund të fundit do të shërbente edhe si precedent Kushtetues, që të mos kishim më dekretime e ç’dekretime, sipas konjukturës politike.

Por, me ardhjen e vjeshtës, vendosmëria e mazhorancës u zbut në dëshirë për Pazar dhe kthimin në praktikën e vjetër më jep të jap.

Parlamenti, edhe pse e ngriti komisionin hetimor për hetimin e Presidentit, edhe pse thirri edhe Metën, por edhe institucionet e tjera për të dëshmuar, ka që prej fillimit të vitit dhe shtyn afatin hetimor çdo tre muaj për ta lënë situatën sa më varur të jetë e mundur, për ta përdorur këtë mekanizëm kushtetues si shantazh politik.

Në kulmin e pandemisë, Ilir Meta miratoi ndryshimet në Kodin Penal që u kundërshtuan fuqishëm nga ana e opozitës, çka u sinjalizua edhe si nisja e një afrimi shumë të fortë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

E pikërisht pas kësaj, ambasadorja amerikane Yuri Kim paralajmëroi “një marrëveshje” për të penguar dhe vonuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk kaloi shumë kohë dhe armiku i Ilir Metës, Ardian Dvorani u largua nga Gjykata e lartë, e automatikisht edhe nga KED.

Dhe kështu erdhëm pak kohë më parë kur pikërisht në vigjilje të mbylljes së afatit përfundimtar të komisionit hetimir, mazhoranca dhe Meta hynë në një “muaj mjalti” të ri, ku Parlamenti kaloi lehtësisht kandidaturën e Presidentit për kryetar të KLSH-së.

Me këtë raport amorf të komisionit parlamentar që bën thirrje për “këshillim” të Presidentit, kuptohet qartë se mes Metës dhe Ramës ka një pakt shumë serioz dhe duket me afat të rëndësishëm. Por cila është natyra e këtij pakti? Juridik e ka të bëjë me reformën në drejtësi, siç shprehu shqetësimin e ambasadorja e SHBA? Apo është një pakt i ri politik mes Partisë Socialiste të Ramës dhe LSI-së së Ilir Metës? Apo është një lojë e Ramës për të destabilizuar opozitën?  Mund të jetë shumëçka, por Edi Rama ka humbur keqas më këtë zbythje, i ka humbur kauza e fitores së zgjedhjeve të 2017-s. Tashmë Ilir Meta ndjehet komod, duke pritur zgjedhjet e ardhshme se kush do t’i fitojë ato, pasi mandati tij përfundon në 2022-ishin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore