Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse Rama sulmoi Idrizin dhe shënjestroi partinë e Dules në Sarandë?

Pse Rama sulmoi Idrizin dhe shënjestroi partinë e Dules në

Nuk është vetëm LSI-ja objekti i sulmit të mazhorancës në kuadrin e fushatës së 25 prillit. Përveç partisë së Kryemadhit, PS duket ka si strategji dhe komunitetet identitare apo grupeve të interesit që prej vitesh janë pjesë e aleancës me PD-në.

Bëhet fjalë për PBDNJ-në e Vangjel Dules dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Dhe këtë Edi Rama e bëri të qartë në “konferencën e shtypit” që zhvilloi para pak kohësh në Sarandë me njerëz nga komuniteti.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se marrëdhëniet me Athinën zyrtare janë në nivel shumë të lartë, edhe pse nga ana tjetër deklaroi se qëndrim  i Tiranës ndaj Athinës ka qenë i prerë dhe “nuk ka ulur pantallonat” si qeveritarët e dikurshëm.

Foli për dhënien e dokumenteve të pronësisë për qytetarët me kombësi greke, çka ka qenë një kërkesë e fortë dhe e herëpashershme e Athinës, si dhe për pajisjen me dokumente pronësie për Kishën Ortodokse por edhe për kultet e tjera fetare.

Ndërkaq, nga ana tjetër u ka bërë thirrje komunitetit çam se ka qenë PS që ka mbrojtur interesat kombëtare, duke sulmuar fort Shpëtim Idrizin.

Që Rama e ka cilësuar “Shpë-tymi i Doganës”. Ky adresim i qartë në fakt është një logjikë precize e PS-së si manovër kirurgjikale zgjedhore. Dhe kjo shikohet jo vetëm në Sarandë, po kudo ku në PS kanë hyrë struktura të PDIU-së që janë larguar nga Idrizi, si në Peqin, ku Aqif Rakipi tashmë është me PS-në, apo në Vlorë kur ish-deputeti Dashamir Tahiri është larguar nga PD-ja.

Por më shumë sesa vota e PDIU-së, PS-së i intereson vota e minoritetit grek, ku jo më kot po investon fuqishëm. Kjo si në Sarandë që është e rëndësishëm, por më shumë është në Gjirokastër, votë që mund të shkojë deri në 15 mijë votues. Të cilën prej disa vitesh e ka menaxhuar me sukses duhet thënë deputeti i LSI-së Vangjel Tavo. Ndaj dhe LSI-ja ka qenë e fortë në Gjirokastër.

Në këto zgjedhje, Gjirokastra por edhe pjesa e minoritetit grek në Sarandë, e natyrisht zona e bregut do të jenë një “gjah” mes PS-së e LSI-së. E nga kjo luftë, Vangjel Dule, do të dëmtohej shumë, ndaj është zhvendosur në Korçë me shpresë se merr votat e zonës së Sinicës, Boboshticës etj, që dikur kanë qenë elektorat i Ligoraq Karamelos, ish-numri 2 i PBDNJ-së.

Një sulm i shënjestruar i Ramës, që synon të ndajë aleatët komunitarë të PD-së, krerët e partive të të cilëve kanë arritur të sigurojnë një vend në listat e sigurta, por që nuk kanë mbajtur kompaktësinë e forcave të tyre politike./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore