Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Pse më shikon?!" 25 të ekzekutuar vetëm në verë, pse vriten shqiptarët

"Pse më shikon?!" 25 të ekzekutuar vetëm në

25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale.

10 persona kanë humbur jetën për konflikte të çastit të tipit “pse i fole vajzës që unë pëlqej” siç ishte rasti i Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor apo rasti i Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë që u vra me thikë për një vend parkimi.

Ndërsa 33-vjeçari Madrid Ulqinaku u vra në Elbasan vetëm se u kap me fjalë me një 18-vjeçar.

Por më të rënda kanë qenë vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin. Më 3 qershor në Shkodër u ekzekutua Neim Bajri teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lagjen Rus. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën tip “Benz” dhe u  zhdukën pa lënë gjurmë.

Më 11 qershor në Tiranë u ekzekutua me eksploziv 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj teksa ishte duke udhëtuar në dalje të Tiranës me automjetin e tij. Dyshohet se ngjarja lidhej me të shkuarën e errët të të riut por policia nuk mundi dot të arrijë tek autorët.

Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 u ekzekutuan me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjetit të tyre u vu flaka. Ngjarja dyshohet për hakmarrje por masakra edhe sot është pa autor. Rreth 1 javë më vonë dyshohet se për të njëjtat motive u ekzekutua Klisman Reci dhe u plagos Ylli Brahimaj në Milot.

Një atentat i ngjashëm ndodhi me 18 gusht në dalje të fshatit Panaja ku u ekzekutuan Brenda mjetit “Benz” Hakim Xhezo e Shpati Lena. Ndërsa autorët që lëviznin me një “BMW” disa kilometra me tej braktisën mjetin në flakë dhe armët dhe u larguan. Ngjarja dyshohet për hakmarrje pasi të dy viktimat ishin të implikuar në vrasjen e një biznesmeni në gusht të vitit 2019.

Për fat të keq në vend gjatë kësaj vere janë shënuar dhe 3 vrasje në familje më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti. Krimi i fundit këtë verë u shënua në Mallakastër mëmë 25 gusht.  Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore