Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet “njeriu i Presidentit”?!

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Për skandalin tashmë të zbardhur nga Drejtësia italiane, se ishte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë shqiptare, duhet kuptuar konteksti politik dhe ai mediatik në kohën kur shpërtheu.

Jemi në vitin 2017, një vit elektoral kur po afroheshim zgjedhjeve parlamentare të ëtij viti. PS-ja ishte në qeveri me LSI-në, por prej kohësh dy aleatët po përjetonin një krisje të madhe mes njëri-tjetrit.

Opozita kishte ngritur çadrën përpara Kryeministrisë që më 18 shkurt të vitit 2017 dhe deklaroi se nuk do të hynte në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

LSI nga ana e saj ende nuk kishte dalë hapur, por qarqet e saj mediatike e sulmonin fort qeverinë dhe nën zë flitej se po përgatitej dalja e partisë së Metës nga aleanca me Ramën.

Në atë kohë, siç edhe shpesh kanë qarkulluar mjaft lajme të rreme, apo më shumë sinjale nëpër rrjeteve sociale për të mbjellur panik e pakënaqësi.

Edhe në rrafshin global, bota po jetonte “lulëzimin e lajmeve të rreme” që më pas nisën të sulmohehin në SHBA e BE. Nuk do të kishte bërë përshtypje lajmi i rremë i “1300 kontenierëve me mbetje toksike”, pasi në fund të fundit ai nuk bëri ndonjë efekt mediatik në vendin fqinj.

Ai u publikua nga portali i ish-senatorit De Gregorio, me të cilin Ilir Kulla lidhi marrëveshje, por asnjë media tjetër nuk e publikoi, pasi nuk pa një burim të besueshëm që i referohej.

Në Shqipëri ai lajm u publikua vetëm nga disa portale e televizione pranë opozitës, të cilat nuk e ndoqën duke shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, pasi nuk kishte vendngjarje.

Megjithatë, ajo që tronditi kancelaritë e shtetit fqinj, ishte përmendja e një institucioni shumë prestigjoz në Itali, por edhe organizatave më të frikshme të krimit të organizuar.

Lajmi i rremë i Pianeta Italia News, theksonte se ka “një pakt ndërmjet Camorras e Ndragheta-s për të administruar jashtë trafiqet e mbetjeve, për të ricikluar sasi të mëdha parash”. Portali theksonte se ka një hetim të hapur për këtë edhe nga Prokuroria e Durrësit, por edhe nga Prokuroria Antimafia e Italisë.

Ndërkohë aty përmendej edhe emri i kryeprokurorit antimafia, Franco Roberti. Një naivitet nga ana e “shpikësve” dhe hartuesve të tekstit, pasi menjëherë zgjoi kureshtjen si të Prokurorisë antimafia, si të prokurorisë së Durrësit, të cilët natyrisht që nuk kishin hapur asnjë dosje.

Në mënyrë të qetë, Prokuroria Antimafia, i kërkoi kolegëve të tyre që ta hetonin njëherë nëse qëndron kjo çështje, e nëse  do të ishte e vërtetë, atëherë ky institucion do të hynte të hetonte përfshirjen e Ndragheta-s dhe Camorra-s.

Menjëherë sapo ish-senatori italian De Gregorio u thirr nga Prokuroria për të deponuar, ai u zbërthye shpejt dhe tregoi të vërtetën.

Kjo sepse ai kishte frikë se mos rëndonte pozitën e tij si precedent, pasi në të shkuarën ai kishte disa hetime mbi shpinë. Dhe menjëherë sapo u zbulua skema, hetimi mbaroi shpejt dhe u mbyll pa zhurmë, duke konkluduar se ishte një mashtrim.

Në një nga fletët e shkresës së Policisë Italiane, që e disponon Shqip theksohet: 

“Sipas pritshmërive të tij, pjesëmarrja në këtë projekt për rrëzimin e qeverisë shqiptare do të sillnin favore për De Gregorion që bashkëpunoi me Ilir Kullën, nga qeveria e re që do të instalohej në Tiranë. Por nga hetimi nuk se ka elemente të tjera të kësaj marrëveshje. Ndaj procedohet se nuk ka elementë për ta ndjekur penalisht personin në fjalë, ngaqë nuk ka pasur ndonjë pasojë adekuate”.

Mbase për De Gregorion nuk mund të ketë një pasojë penale, por për vendin tonë kjo shkaktoi panik dhe vuri në lëvizje strukturat e anti-terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

As Sali Berisha dhe as Ilir Meta, si të akuzuar nga drejtësia italiane për sponsorizimin e këtij fakenews, nuk janë marrë në pyetje për këtë skandal. Madje as vetë Ilir Kulla nuk është pyetur për rolin e tij në këtë zhurmë të rreme, që shkaktoi jo pak tension asokohe.

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

Pse e nisi Policia italiane hetimin për fakenews, ku implikohet

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore