Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse duket sikur BE nuk po i trajton njësoj vendet e Ballkanit Perëndimor?

Pse duket sikur BE nuk po i trajton njësoj vendet e Ballkanit

Turi i vizitave zyrtare në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ishte konceptuar jo vetëm si një formalitet zyrtar e protokollar, por edhe për të treguar se “sa po e ndihmon dhe ku po e ndihmon BE” rajonin.

Në Shqipëri, Presidentja e KE u ndal në një shkollë të rindërtuar me fondet e BE-së, në Kosovë te një kopësht fëmijësh të ndërtuar me paratë e BE, e në Shkup foli për projekte si ndërlidhja në gazsjellësin me Kosovën dhe Serbinë, për impiante të paneleve diellore e të tjera investime në fushën e energjisë.

Në Serbi, von der Leyen udhëtoi bashkë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për në Nish, për të përuruar hekurudhën e re të shpejtësisë së lartë të ndërtuar në Serbi me fondet e Bashkimit Europian.

Mund të duket rastësore, por lloji dhe diferenca e investimeve është e madhe dhe lë në shije të hidhur sikur BE nuk po i trajton të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë të barabartë, çka mund të ketë nxitur edhe akuzat e Albin Kurtit, që tha se “me paratë e BE, Serbia po blen armë nga Kina e Rusia”.

Diferencat në këtë trajtim shpërfaqen edhe në ndarjen e fondit të rimëkëmbjes nga pandemia, i vënë në dispozicion nga BE për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. Në total, ku fond është rreth 3.3 miliard euro. Nga këto, 1.2 miliard janë ndarë për Ukrainën dhe 2.1 miliardët e mbetura për gjashtë vendet e rajonit tonë.

Gjatë ndalesës në Tiranë, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Shqipëria ka përfituar 220 milionë euro, e të njëjtën shifër e përmendi edhe në Shkup, ndërsa mbi 600 mln euro do të shkojnë si mbështetje, investime e projekte infrastrukturore në Serbi, për të përuruar ndoshta pas disa kohësh një hekurudhë të ngjashme si ajo që von der Leyen përuroi së fundi me Vuçiç.

Pabarazia e ndarjes së këtyre fondeve mund të justifikohet deri diku edhe me aftësinë e shteteve të caktuara për t’i përthithur ato, nivelin e korrupsionit dhe llojet e projekteve. Sipas politikës zyrtare edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, BE zotohet të mbështesë financiarisht projektet ndërlidhëse në infrastrukturën rrugore, hekurudhore e energjitike në rajon.

Por, e tillë është edhe linja e intekonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, njohur ndryshe edhe si autostrada energjitike e Kombit. Ajo nuk është ndërtuar me paratë e BE, por falë një kredie nga banka gjermane KfË. Megjithatë, mbeti pezull për vite me radhë pas përfundimit për shkak të bllokadës serbe në komunitetin energjitik ndërkombëtar.

BE ishte e paaftë që ta zhbllokonte këtë projekt, e paaftë të ushtronte tryesni mbi Beogradin që të hiqtë këtë bllokadë. Kjo është njëra nga shumë arsyet se përse Brukseli e ka humbur besueshmërinë në rajon. Ka humbur besueshmërinë edhe pse sot, në përplasjen e Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ka frikë që të deklarojë me zë se Kosova është në anën e drejtë, ashtu siç bëri SHBA me të Gabriel Escobar, që në konferencën për shtyp nga Brukseli.

Këto e të tjera arsye kanë ngritur dyshimet mbi aftësinë e Bashkimit Europian për të trajtuar çështjet gjeostrategjike e të sigurisë në oborrin e tij, siç janë ato në Ballkan. Trajtimi “një i nënë, e një i njerkës” ka ushqyer dyshimet përgjatë të gjithë kësaj edhe nëse dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës e Serbisë do të mbyllet ndonjëherë.

Dy vendet diskutojnë prej vitesh, por pavarësisht kësaj tensionet e shkaktuara nga vendimi për reciprocitet të targave i qeverisë Kurti tregoi se nuk ka përparim, jo nga pala kosovare, por nga ajo serbe. Aq i lodhshëm e pa frute po konsiderohet ky dialog, sa në një analizë të Euroneës quhej edhe “Dialogu për askund”. / Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore