Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

PS nis betejën me Metën, mbledh Parlamentin: Brenda një seance i rrëzon 11 dekrete

PS nis betejën me Metën, mbledh Parlamentin: Brenda një seance i

Partia Socialiste do të mbledhë Parlamentin të martën, për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në rendin e ditës ka një agjendë të ngjeshur të miratimit të ligjeve, akteve normative. Por ajo që bie në sy janë shqyrtimi në bllok i 11 dekreteve për kthim ligjesh të paraqitur nga presidenti Ilir Meta. Një paketë ligjesh lidhet kryesisht me ato që cilësohen si pjesë e reformës në drejtësi. Mazhoranca përpara zgjedhjeve i rishikoi ato ligje që u votuan me shumicë të cilësuar votash, por që presidenti i ktheu ato bllok.

Veç ligjeve të paketës së reformës në drejtësi, Meta ktheu mbrapsht edhe ligjin për Vettingun në Polici. Në shkresën e tij ai e cilësoi si të qëllimshëm ndërprerjen e procesit të vettingut në polici dhe se kjo bëhej, sipas tij, si një presion përpara zgjedhjeve.

Do jetë pikërisht kjo seancë që do të shfrytëzohet nga socialistët për të kritikuar presidentin Meta në lidhje me qëndrimet e mbajtura për zgjedhjet e 25 prillit, por mbi të gjitha të sulmeve të paprecedente që ai ndërmori ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Këto sulme do të jenë dhe busulla e betejës së socialistëve në ditët e ardhshme ndaj Metës.

Rrëzimi në bllok i 11 dekreteve të Metës do të jetë edhe një sinjal i fortë ndaj presidentit, ku mazhoranca tashmë ka nisur përgatitjet për të ngritur një komision hetimor të dytë parlamentar për shkarkimin e tij.

Mazhoranca po synon ta përfundojë këtë procedurë me Parlamentin aktual, pa pritur që të nisë punën Legjislativi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk e ka shumicën e nevojshme për të votuar shkarkimin e presidentit, për t’ia dërguar më pas për vendimin final Gjykatës Kushtetuese.

PS nis betejën me Metën, mbledh Parlamentin: Brenda një seance i

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore