Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

PS i "beson" grave zgjedhjet e 6 marsit/ Pas Durrësit, Shkodrës edhe Lushnja me zëvendësuesen e Tushës

PS i "beson" grave zgjedhjet e 6 marsit/ Pas Durrësit,

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Në Durrës Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.  

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.

Prej 2 vite e gjysmë Bashkia e Durrësit nuk ka një kryetare të zgjedhur nga vota e qytetarëve, por nënkryetarë të cilët janë komanduar në postin e kryetarit të Bashkisë. Ish-kryebashkiajka Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate, ndërsa në vend të saj u komandua Zhyljen Varfaj. Por edhe ky i fundit u dorëhoq, dhe në vend të tij u komandua Emirhona Sako.

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër,  se socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët. Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore