Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

PS drejt 98 votave për shkarkimin e Metës, emrat ish-deputetëve të LSI pro rrëzimit të presidentit

PS drejt 98 votave për shkarkimin e Metës, emrat ish-deputetëve

10 qershori do jetë prova e socialistëve për betejën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për t'u miratuar kërkohet një shumicë e cilësuar të votave. Për të larguar Metën si hap të parë Parlamentit i duhen 93 vota. Aktualisht mazhornca përpara zgjedhjeve parlamentare duket se menduar me lëvizjet e saj duke afruar ish-deputetët e LSI-së dhe i futur në listat e saj si kandidatë për deputetë.

Kështu janë 10 deputetë që ishin pjesë e opozitës parlamentare që u futën në listat e PS-së si kandidatë për deputetë, ku vetëm dy prej tyre fituan mandat. Pjesa më e madhe e tyre janë nga listat e LSI-së, të cilët refuzuan të dorëzonin mandatin e deputetit tre vite më parë. Lefter Koka dhe Aurora Mara janë deputetë të PS-së, katër vite më parë u zgjodhën me siglën e LSI-së.

Pjesa tjetër e ish-deputetëve të LSI që tashmë mbrojnë PS-në janë Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Në këtë listë është edhe Halit Valteri, por që ai ka qenë në listat e PD-së.  Sic dihet LSI është parti e themeluar nga presidenti aktual Ilir Meta.

Socialistët kanë 74 deputetë, tre deputetë të PDIU janë pjesë e mazhorancës, këtu përfshihet dhe deputeti i PSD-së. Ndërsa 10 deputetët e  "rinj" e PS-së mund të cilësohen si vota të sigurta pro shkarkimit të Metës.

Por socialistët shprehen se janë drejt sigurimit të 98 votave për shkarkimin e Metës. Këtu futen edhe deputetët e opozitës parlamentare si Myslim Murrizi, Edmond Stojku (i zgjedhur nga LSI), Halil Jakimi, Arlind Çaçani dhe Nikolin Staka që kanë qenë pjesë e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Mbetet për t'u parë nëse  PS-ja do te jetë unike në votimin e saj për shkarkimin e presidentit. Hapi i radhes do te jete ai i Gjykates Kushtetuese.

Deputetët e opozitës që kandiduan me PS

Lefter Koka

Aurora Mara

Ylli Shehu

Enver Roshi

Nimet Musai

Ediola Braha

Halit Valteri

Klajdi Qama

Vasil Sterjovski

Edmond Rrushi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore