
PROVAT e reja për vrasësin portugez/ Gjysmën e rrugës e bënte me makinë, tjetrën me motor (Video)
Një ditë para se të kryente porosinë, për të vrarë Ardian Nikulajn, Ruben Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit.
Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit.
Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra.
Për portugezin në kërkim drejtësia shqiptare u thotë britanikëve se provat që e lidhin me Edmond Haxhinë janë të pakundërshtueshme. Sipas shkresave të dorëzuara britanikëve që TCH pati mundësi të lexojë përmendet se përpos ADN, mjeti i marrë me qira nga porositësi Haxhia dhe i përdorur edhe nga vrasësi është i bën të plota dyshimet kundër tyre.
Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorrit, por edhe pritje përcjelljet në areoport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol. Këto prova do të shqyrtohen sot nga drejtësia britanike./ Top Channel

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >

U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Historia e plotë >

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >