Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Protestë e madhe në Shkup për rastin “Monstra”: Shqiptarët kërkojnë të vërtetën për procesin që tronditi vendin

Protestë e madhe në Shkup për rastin “Monstra”:

Ka nisur në Shkup një protestë popullore si pasojë e padrejtësisë së autoriteteve maqedonase për t;ju përgjigjur së vërtetës dhe drejtësisë për rastin “Monstra”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kohën kur në pushtet ishte Nikolla Gruevski, ku gjashtë shqiptarë u dënuan padrejtësisht për vrasjen e pesë maqedonasve, pesë ndër të cilat ishin 20-vjeçarë dhe një peshkatar i moshuar.

Qeveria e asaj kohe e Shkupit, e cila i dha hetimeve një zë shumë publikë vuri theksin tek urrejtja fetare. Gati 9 vjet nga ngjarja e 12 prillit e vitit 2012, në përvjetorin e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, dy palët, si familjarët e maqedonasve të vrarë ashtu edhe ata të shqiptarëve të dënuar, kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, apo siç thonë, gjetjen e autorëve të vërtetë të krimit.

Vrasja e pesë maqedonasve, katër prej tyre të rinj rreth të 20-tave dhe e një peshkatari më të moshuar, që ka ndodhur pranë një liqeni artificial në veri të Shkupit, është cilësuar si akt terrorist me motive fetare dhe pesë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm, Fejzi Aziri, Haki Haziri, Alil Demiri dhe Agim dhe Afrim Ismailoviq, që ndodhen në arrati.

Por, familjarët e të dënuarve asnjëherë nuk e kanë pranuar veprën duke akuzuar politikën të ketë gisht në këtë akt që është dënuar edhe nga vet ata. Por, pavarësisht kësaj si edhe pretendimeve tjera mbi pafajësinë e tyre, ata janë shpallur fajtor duke marrë dënimin maksimal.

Protestës po i prijnë familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, ata kërkojnë drejtësi dhe hedhin poshtë akuzat e Prokurorisë, raporton Alsat. Në rastin “Monstra”, tre vjet më parë, procedura gjyqësore filloi prej fillimit me vendim të Gjykatës Supreme, për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurës. Pretendohej se bisedat e përgjuara mund të ndryshonin rrjedhën e procedurës.

Madje ka qenë vetë kryeministri i sotëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që ka premtuar se kishte zbuluar se përgjimet për rastin “monstra” sillnin përfundimin se ai ishte një proces i montuar.

Por, nga Prokuroria u shprehën se “bombat” nuk kanë zbuluar detaje të reja dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime të përjetshme për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, si dhe dënime maksimale për Haki dhe Fejzi Azirin. Aktakuza për Sami Lutën është tërhequr. Pas fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, Gjykata Penale duhet të marrë vendim për rastin “Monstra”.

Protestë e madhe në Shkup për rastin “Monstra”:

Bedri Ajdari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ tha se me këtë protestë do të kërkohet drejtësi, pas fjalëve të fundit të prokurores Fatime Fetai.

“Të nderuar vllezër e motra, para disa ditëve prokurorja e rastit ‘Monstra’, Fatime Fetai, e përmbylli fjalën e saj përfundimtare me akuzën se, të akuzuarit jane fajtor për vrasjen e pesfishtë tek Liqeni i Smilkovës, madje duke i akuzuar për vepër teroriste duke i qëndruar besnike shefes së saj Gordana Jankulloska dhe prokurores së parë Gordana Geshkoska. Amaneti në vend! Prandaj, në emrin tim personal si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin ‘Monstra’ dhe të familjarëve të të burgosurve, i ftojmë të gjithë shqiptarët (pa marrë parasysh bindjet e tyre politike) që të na mbështesin dhe ta ngremë zërin e popullit për drejtësi”, ka bërë thirrje familjari Ajdari. Përmes kësaj proteste është kërkuar edhe zbardhja e rasteve të tjera të montuara.

Ajdari gjithashtu kërkoi   shkarkimin e prokurores Fatime Fetai. “Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë, që është e paligjshme në bazë të Kodit Penal”, tha mes tjerash

Thirrje për t’iu bashkuar protestës kanë bërë edhe krerët e koalicionit opozitar ASH-AAA, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore