Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Protesta/ A e kërceu Lulzim Basha vallen e "Osman Takës" i rrethuar nga thirrjet "Basha IK"

Protesta/ A e kërceu Lulzim Basha vallen e "Osman Takës" i

Kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Mbështetës të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama.

Ata kanë marrë katin e parë të godinës, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku është me të tijtë.

Më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.

Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka mohuar ta ketë parë dhunën në seli. Ndërkohë që Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur.

Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka shpërndarë protestuesit.

Shumica e protestuesve demokratë janë larguar nga selia e PD-së dhe po i drejtohen kryeministrisë, ku më pas do shkojnë sërish në Partinë Demokratike.

Mëngjesin e sotëm me një përshëndetje me dy gishta dhe duke bërë batuta me zgjimin herët të gazetarit. Kështu e nisi ditën kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili rreth orës 08:15 ka shkuar në selinë blu dhe nuk ka dal më.

Pasi ka përshëndetur gazetarët, lideri demokrat nuk i ka kursyer batutat, duke shtuar se këngën e Osman Takës do e kërcejnë më vonë.

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha gazetarit.

Pyetja që shtrohet tani pas gjithë kësaj është, a do ta kërcej Basha vallen e Osman Takës me një seli të shkatërruar dhe me urretjen e demokratëve?./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore