Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Prokurori zvarriti hetimin e vrasjes/ Ja si Ervin Karanxha “ktheu thikat në shpulla” dhe mbylli dosjen

Prokurori zvarriti hetimin e vrasjes/ Ja si Ervin Karanxha “ktheu thikat

Më 23 qershor, gjykata e Vettingut do të marrë në shqyrtim në seancë publike prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha.

Sipas vendimit të Vettingut për shkarkimin e bashkëshortes së tij, gjykatëses Bernina Kondi, edhe prokurori Ervin Karanxha e ka të sigurt shkarkimin dhe dëbimin nga prokuroria.

Kjo vetëm sipas analizës së pasurisë së tij. Prokurori ka përdorur në disa raste shuma të mëdha parash kesh, të cilave nuk i justifikohet zyrtarisht burimi. Prokurori nuk ka asnjë biznes tjetër legal dhe këto para kesh shtojnë dyshimet për korrupsion me vendimet e dhëna prej tij. Ky është një fakt që do analizohet nga Vettingu, por prokurori më 23 qershor do të merret në shqyrtim edhe për aftësitë profesionale dhe për integritetin. Top Channel disponon një vendim të ditëve të fundit të prokurorit që tregon shumë për atë që mund të quhet në rastin më të mirë, paaftësi profesionale, nëse nuk është diçka tjetër.

Po cili është ky vendim?

Më 2 dhjetor të vitit 2019 në Prokurinë e Tiranës ishte depozituar një rast, kur një shtetas, i quajtur Martin Lika ishte tentuar të vritej me thikë dhe për këtë ishin akuzuar dy persona për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Në fakt, policia i kishte të gjitha elementet dhë provat në dorë, përfshi edhe dëshmitarin e ngjarjes, dëshminë e personit të sulmuar. Por prokurori Ervin Karanxha në qershor të vitit 2020 e mbyll çështjen duke mos gjetur asnjë element kriminal në sulmin me thikë.

Aq flagrante ishte shkelja e ligjit sa gjykata, një muaj më pas, e detyron prokurorin që të vazhdoje hetimin dhe të marre në pyetje dëshmitarin kryesor të ngjarjes. Që nga korriku deri në fund të marsit të 2021 prokurori e mbajti hetimin zvarrë dhe pas tetë muajsh merr në pyetje dëshmitarin dhe sërish i kërkon gjykatës mbylljen e hetimit sepse sipas tij, dy personat thjeshtë e kanë rrahur viktimën.

Në këtë mënyrë prokurori ka kthyer një krim që mund të përfundonte me vrasje me thikë, duke e quajtur si një sherr ordiner me shpulla. Ky rast i thjeshtë tregon se Ervin Karanxha në Vetting nuk kalon dot as komponentin profesional./Top Channel

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore