Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Prokurorët shpërdoruan detyrën”/ Apeli për hetimin: Me dashje nuk hetuan provat për Ahmetajn

“Prokurorët shpërdoruan detyrën”/ Apeli për

Prokurorët që hetuan inceneratorët nuk kanë vepruar me dashje për të hetuar edhe Arben Ahmetaj dhe kjo shmangie nga provat përbën shpërdorim detyre.

Me këmbënguljen se Gjykata e Posaçme duhet të urdhërojë prokurorinë SPAK të regjistrojë hetimet ndaj Eneid Nakucit dhe Klodian Brahos,  gazetari Adriatik Doci radhit shkeljet e përfaqësuesve të akuzës.

Kryesorja sipas gazetarit është fakti se pavarësisht akuzave për shpërdorim detyre në bashkëpunim, dy prokurorët rezulton se nuk e kanë pyetur ende ish ministrin e financave Arben Ahmetaj, së fundmi edhe zëvendës kryeministër. E dyta thekson gazetari është fshirja e provave nga e-maili i Klodian Zotos, që paguante akomodime luksoze në hotele jashtë Shqipërisë për ish ministrin i cili ndërkohë firmoste për inceneratorët.

Duke replikuar me vendimin e mos fillimit të Alfred Shehut për dy kolegët e tij Doçi pyet “ku kanë përfunduar e-mailet në kompjuterin e Klodian Zotos” që sipas kallëzimit ju adreson dy prokurorëve që nuk i përfillën provat korruptive edhe atë të zhdukjes së akteve.

Në vendimin e prokurorit Alfred Shehu nuk analizohet asnjë rresht se cilat janë arsyet  për mos përfshirjen në hetim të këtyre e-maileve  dhe as për mos pyetjen e funksionarit të lartë Arben Ahmetaj.

Për kallëzimin e dy prokurorëve, Shehut ju deshën vetëm 13 ditë të vendoste mos fillimin e çështjes dhe tanimë ky vendim është dorëzuar në gjykatë nga gazetar./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore