Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Profil/ Nga njësia speciale e policisë greke në Tiranë, kush është vrasësi që u dënua me burgim të përjetshëm

Profil/ Nga njësia speciale e policisë greke në Tiranë, kush

Gjykata mori sot vendimin për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në Tiranë në janarin e vitit 2018. Për këtë ngjarje gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm ushtarin grek, që kreu krimin e rëndë, e për të cilin dënimin duhet ta vuajë në Shqipëri, përjashto rastin e ekstradimit, nëse një kërkesë e tillë do të vijë nga shteti grek.

Efthymiou Efthymious, me origjinë nga një fshat pranë Artës, në Greqinë Jugperëndimore ka hyrë në forcat e policisë greke në vitin 2004 dhe shërbente në rajonin e policisë në zonën “Syntagma”, në qendër të Athinës. Deri në vitin 2012, kur është pushuar nga detyra si punonjës policie pas një karriere 20-vjeçare, është dërguar tre herë në bordet disiplinore të policisë greke për shkelje të shumta.

Por, jo vetëm kaq. Emri i tij është i lidhur ngushtësisht me disa arrestime. Njëri prej të cilëve nga zyrtarët e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në qershor të vitit 2008 me akuzën për trafik droge, trafikim emigrantësh të paligjshëm dhe falsifikim.

Një vit më vonë, ai u arrestua përsëri për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike në Doganën e Kapshticës, ndërsa në mars të vitit 2012 u arrestua në Aeroportin “Eleftherios Venizelos” gjatë ekzekutimit të një urdhër-arresti të autoriteteve gjermane, me të njëjtën akuzë, për të cilën thuhet se ka kryer një dënim disamujor në Gjermani.

Në vitin 2016 është arrestuar në qytetin e Artës me akuzën e përfshirjes në një rrjet të madh kriminal me grekë dhe shqiptarë, e ka trafikuar kryesisht kokainë. Megjithëse është dënuar dhe ka kryer përsëri burg, ai u lirua pasi Gjykata e Janinës e ka dënuar vetëm me 4 vite heqje lirie me kusht.

Lidhur me vrasjen e shqiptarit Devi Kasmi, dosja përmban të dhëna të plota, mes të cilave është edhe fakti se ish-efektivi i policisë greke është paguar për këtë krim. Burimet nga policia thonë se Efthymiou Efthymious ishte paguar rreth 25 mijë Euro për të vrarë 41-vjeçarin Kasmi.

Në momentin e arrestimit nga Policia shqiptare, ish-policit grek iu gjetën euro dhe lekë, që dyshohet të ishin pagesa për “detyrën” që i ishte ngarkuar. Ai kishte mbërritur në Tiranë disa ditë përpara se të ekzekutonte Kasmin, të cilin po e ndiqte dhe e mbante nën vëzhgim. Efthymiou Efthymious qëndronte në një apartament në kryeqytet, të cilin e kishte marrë me qira.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore