Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Profil/ Kush është terroristi shqiptar që vuri bombë në një stacion treni në Gjermani dhe tentoi vrasjen e një politikani

Profil/ Kush është terroristi shqiptar që vuri bombë në

Një nga tre emrat që sot OFL dërgoi formularët e deklarimit të pasurisë me detyrimin për ta bërë këtë në harkun e 48 orëve është një emër me “karrierë” jashtë kufijve të Shqipërisë.

Enea Buzo ka një të kaluar të errët e për të cilën telashet nuk kanë të sosur. Informacionet se pasuria e tij është vendosur përmes aktivitetit të paligjshëm bëri që agjentët e OFL t’i dorëzojnë formularin detyrues për të treguar në detaje pasurinë e tij, por edhe të personave të afërm.

Po kush është Enea Buzo?

Personazhi që është përfshirë në listën “e zezë” të Shqipërisë dhe i shënuar me rreth të kuq ka një dënim prej 12 vitesh në Gjermani, si pjesëmarrës në një akt terrorist për vrasjen e një lideri partie, që njihej për frymën antiemigrante.

Enea Buzo nuk ishte lideri kryesor në krim, por një bashkëpunëtor perfekt – thuhet për të nga mediat gjermane, dosjet e të cilit e kanë përcjellë edhe në Shqipëri, në rast se protagonisti do të kërkonte njohje të dënimit, ekstradim, apo do të kishte një vendimmarrje që të lehtësonte pozitën e tij juridike.

Enea Buzo ka bashkëpunuar për këtë krim me një militant të shtetit islamik, konkretisht Marco Gaebel. Për këtë të fundit një gjykatë gjermane ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm, i akuzuar për një sulm të dështuar me bombë në një stacion hekurudhor.

Marco Gaebel, krijoi në shtëpinë e tij një bombë dhe e mbështolli me një qese sportive duke e vendosur në stacionin kryesor të trenit të Bonit, ish-kryeqyteti i Gjermanisë, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2012.

Bomba për fat nuk shpërtheu, por zbulimi i saj shkaktoi alarm të madh terrorizimit, duke shkaktuar kaos në trenat e udhëtarëve dy javë përpara Krishtlindjeve.

Gaebel dhe tre të tjerë u gjetën fajtorë për formimin e një organizate terroriste, ndërsa kishin organizuar një komplot për të vrarë linderin e partisë anti-emigrantë Markus Beisicht në shtetin e North Rhine të Ëestphalisë, në mars 2013.

Katër militantët ishin zemëruar për shkak se partia e ekstremit të djathtë kishin organizuar protesta kundra Islamit në rrugë, duke shfaqur karikatura të profetit Muhamed, të cilat në fenë islame janë rreptësisht të ndaluara.

Dy të pandehurit e tjerë, turko-gjermani Koray Durmaz dhe shqiptari Enea Buzo u dënuar me nga 12 vite burg, ndërsa gjermani Tayfun Sevim u dënua me 9 vite e gjysmë burg. Gjykatësi i shqiptarit dha dënimet në një sallë gjyqi të sigurisë së lartë në qytetin perëndimor të Duseldorfit, pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se dy vite e gjysmë, ku u përfshinë 27 ekspertë dhe 157 dëshmitarë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore