
PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkallët drejt Presidencës
Ditën e sotme u shua në moshën 56-vjeçare ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Nishani ishte presidenti i 6 i Shqipërisë pas rënies së komunizmit.
Ish-presidenti u kurua fillimisht në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë dhe më pas u transferua në një spital në Gjermani për një kurim më të specializuar, ku edhe ndërroi jetë. Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, gjendje e cila u përkeqësua pas infektimit nga Covid-19. Sipas mjekëve, pas transportimit në spitalin gjerman, ish-presidenti ra në gjendje kome ku edhe pësoi vdekje të trurit, situatë e pakthyeshme shëndetësore për ish-presidentin.
Por kush ishte Bujar Nishani?
Nishani lindi më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa ato pasuniversitare në Kaliforni për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”.
Gjithashtu studioi në Fakultetin e Drejtësisë në universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988.
Më pas, në vitin 1993 punoi në drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në ministrinë e Jashtme në drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n.
Nishani rikthehet në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.
Karriera politike
Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.
Nga marsi 2007-shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm, nga shtatori 2009-prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, deri në qershor të vitit 2012, kohë kur Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.
Bujar Nishani ishte bashkëshort i Odeta Nishanit dhe baba i dy fëmijëve, Ersi dhe Fjona Nishani.



Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




