Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Procesi në dy faza/ Ja si do të zhvillohet numërimi i votave për partitë dhe kandidatët

Procesi në dy faza/ Ja si do të zhvillohet numërimi i votave

Në Shqipëri u kryen sot votimet e përgjithshme që do vendosin se kush do të jetë në pushtet për 4 vitet e ardhshme.

Ndryshe nga zgjedhjet e 4 viteve më parë, ajo që u vu re ishte një pjesëmarrje më e madhe e votuesve. Si në çdo zgjedhje, nuk munguan as këtë radhë disa incidente të shënuara, që nga arrestimet për fotografime fletësh votimi e deri te plagosje me thikë.

Pasi kutitë e votimit u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00, tani vjen procesi më i rëndësishëm, ai i numërimit. Për herë të parë do të kemi dy lloj numërimi brenda një flete votimi. Një për subjektin politik dhe për kandidatin preferencial.

Por si do të bëhet ky proces?

Pasi kutitë e votimit të çdo qendre votimi të transportohen në KZAZ-të përkatëse, do të fillojë edhe procesi i numërimit.

Ky proces do zhvillohet në dy faza, në bazë të partive se cila fiton në rang qarku dhe më pas votat preferenciale për kandidatët. Ekspertët kanë shpjeguar për Gazeta "Shqip" se fillmisht do të numërohen e votat e partive.

Aty do të ndahen ato vita që partitë përfitojnë për ndarjen e mandateve. Pas përcaktimit të grupeve të partive që kanë të drejtën e përfitimit të një mandati, do të nisë numërimi i votave preferenciale. Pra vetëm për ato parti që e kalojnë pragun në shkallë kombëtare.

Me të mbaruar procesin i numërimit për rezultatin e përgjithshëm partiak do të fillojë numërimi për kandidaturat për deputetë.

Që një kandidat të fitojë dhe të zgjidhet deputet duhet të kalojë limitin e votave, i cili llogaritet nga 10-11 mijë vota. Kodi Zgjedhor në nenin 118 e ka përcaktuar një mënyrë të tillë.

Më herët është lajmëruar që procesi i numërimit do të jetë i shpejtë dhe pa vonesa dhe pritet diku te 48 orë kohë. Kodi Zgjedhor ka “paralajmëruar” se për çdo vonesë do të ketë pasoja, duke ngushtuar kështu hapësirën kohore të numërimit.

Neni 118 Kodi Zgjedhor

Pika 6 dhe 6/1

6. Pas numërimit dhe vlerësimit të votave, sipas këtij neni, për çdo kuti me fletët e votimit, numëruesi i parë numëron votat për çdo subjekt zgjedhor, duke filluar sipas renditjes së subjekteve në fletën e votimit. Pas çdo numërimi, shifrën ia bën të ditur anëtarëve të Grupit të Numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Nëse kërkohet nga ndonjë anëtar i Grupit të Numërimit, numëruesi i parë është i detyruar të rifillojë edhe një herë numërimin e votave për atë subjekt.

6.1 Për zgjedhjet për Kuvendin, pas përfundimit të procedurave sipas pikës 6 të këtij neni, bëhet numërimi, sipas së njëjtës procedurë, i votave parapëlqyese për çdo kandidat të subjektit zgjedhor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore