Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e zyrtarëve e gjeneralëve që nuk firmosën për Jamarbër Malltezin

Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e

Në nëntori 2005, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh.

Ajo që del është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t'i shërbente shefit të tyre. Një mënyrë për të konceptuar pushtetin në shërbim të familjes dhe në konflikt të hapur interesi që klani i Berishës është gati ta ripërsërisë.  

Investigimi 1/ Një muaj pas marrjes së qeverisë Berisha filloi privatizimi duke shkelur ligjin

Privatizimi i Kompleksit sportiv Partizani nuk ka qene një operacion i shpejtë dhe i lehtë siç kishte planifikuar familja Berisha. Për ta realizuar atë, kryeministri u mor në të gjithë mandatin e tij të qeverisë së parë që filloi në shtatori 2005.

Katër vjet, gjatë të cilave, ai përdori të gjitha levat e pushtetit të tij të pakufishëm, duke i vënë në dispozicion të dhëndrit të tij Jamarber Malltezi, i cili do të ishte një nga përfituesit kryesorë të privatizimit gjigant, 3 ministra të mbrojtjes (Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami), e gjithë ministria e Ekonomisë e udhëhequr nga Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, i gjithë këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe nje akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë, militantë partie, të cilëve Berisha u kishte deleguar postet kryesore të administratës së tij.

Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah Lulzim Bashës si figura më e re dhe më pastër e partisë së tij.

Vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi affaire-n duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullasj prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.

I vetmi zyrtar i Shteti i guximshëm që është përpjekur të kundërshtojë këtë makinë lufte të bërë nga arroganca dhe abuzimi është ky njeri: emri i tij është Vladimir Qirjazi, gjeneral brigade i forcave të armatosura shqiptare, me një curricul ushtarak në nivelin ndërkombëtar, i cili, në atë kohë patën "fatin e keq" ta gjejnë në rolin e komandantit të Komandës Mbështetëse që administron shumicën e pronave ushtarake dhe të cilat, Ministri i Mbrojtjes kishte urdhëruar të nënshkruajnë kontratën e privatizimit të kompleksit Partizani me ish-pronarët.

Një gjeneral i ndershëm dhe skrupuloz i cili, megjithë presionet dhe kërcënimet e marra, nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme, dhe për këtë arsye, në fund, Sali Berisha e largoi, duke e zëvendësua me një oficer tjetër të gatshëm për t'u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim kontratën e privatizimit në favor të dhëndrit të tij. Një gjest që do ta ndihmojë atë të arrijë një karrierë të shkëlqyer dhe që do ta bëjë atë të marrë edhe një vend në parlament si deputet i Partisë Demokratike.

E mësuar me lakimin e procedurave dhe ligjeve sipas interesave të saj, në tetor 2005 qeveria Berisha e sapo emeruar,  nxitoi të fillojë procedurën e privatizimit të Kompleksit Partizani, por veprimi i parë ka qenë në  kundërshtim me ligjin. Siç thuhet në këtë dokument, që nga 31 tetori 2005 me shkresën nr 280/1 ministri i ekonomisë Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Partizani dhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu me shkresën nr 9549, datë 14.11. 2005, pranon propozimin edhe nëse Kompleksi Partizani në atë moment ishte akoma pjesë e të ashtuquajturit ''plani i përhapjes''.

Plani i përhapjes është lista e pasurive dhe pronave ushtarake që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, me miratimin e presidentit të republikës, ende konsiderojnë asete strategjike dhe privatizimi i të cilave është i ndaluar absolutisht. Fatmir Mediu, për të kënaqur Sali Berishën bën sikur nuk e di, dhe si ai edhe shume zyrtarë të tjerë të ministrisë së ekonomisë që insistojnë me procedurat për një privatizim që është ende i ndaluar ligjërisht.

Në atë moment presidenti i republikës, i cili ka të drejtën ekskluzive të autorizojë çdo modifikim të "Planit të përhapjes"  për të përjashtuar Kompleksin Partizani, është Alfred Moisiu i cili me sa duket nuk bie dakord të nënshkruajë. Eshtë pikërisht për shkak të këtij bllokimi që procedura fillon të ngadalësohet dhe familja Berisha detyrohet të presë për gati dy vjet deri në ardhjen e presidentit të ri të Republikës, Baimir Topi, i cili me shkresë nr 638/2 dhe nr 638 / 4 më 29.08.2007 heq Kompleksin Partizani nga "Plani i përhapjes" duke rihapur kështu rrugën për privatizim.

Gjeneral Qirjazi vihet kundër Berishës dhe presionet ndaj tij për të firmosur në kundërshtim me ligjin

Baimir Topi u zgjodh Kryetar i Shtetit në 24 Korrik 2007 me votat e Partisë Demokratike dhe në 29 Gusht, vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, ai nënshkroi "Planin e përhapjes" të ri për vitet 2007-2010 nga i cili Kompleksi sportiv Partizani u hoq. Është  akoma larg koha kur Berisha do ta konsideronte Topin si pucist, dhe, edhe presidenti, pasi ministri Mediu sapo kishte marrë detyrën, nuk duket se ka përparësi të tjera në atë moment. Edhe kryetari më të lartë të Shtetit po lehtëson kështu planin miliarder të familjes Berisha.

Pengesa e parë procedurale më në fund është zgjidhur, dhe procesi i privatizimit mund të rifillojë me shpejtësinë maksimale për të kompensuar kohën e humbur. Në fakt, më 19 shtator 2007 (dmth vetëm 21 ditë pas nënshkrimit të Bamir Topit), Ministri i Ekonomisë Genc Ruli me shkrese 50/1 miratoi kërkesën e privatizimit dërguar nga Fatmir Mediu dy vjet më parë. Sidoqoftë, Fatmir Mediu nuk do ta përfundojë procesin sepse disa muaj më vonë ai do të zhytet në skandalin e Gërdecit, edhe një herë për t'i shërbyer familjes Berisha dhe me 26 vdekjet mbi supe, këtë herë do të detyrohet të japë dorëheqjen. Gazmend Oketa arrin në vendin e tij, por gjen një mal tjetër përballë tij të vështirë për t.u ngjitur: Gjeneralin Vladimir Qirjazi.

Dosja që Report Tv ishte në gjendje të lexonte, prej dhjetëra faqe, përbëhej nga shkëmbimet e letrave që zgjatën shumë muaj midis Ministrit Genc Ruli, Ministrit Gazmend Oketa, Shtabit të përgjitshëm dhe forcave të armatosura dhe gjeneralit Vladimir Qjriazi që i ka të gjitha insititucionet politike kundër. Që nga viti 2006, Komanda Mbeshtetëse kishte marrë urdhrin për të marrë përsipër administrimin dhe regjistrimin pranë hipotekës të tokës dhe ndërtesat që përbëjnë Kompleksin Partizani, një urdhër që nuk u zbatua kurrë për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, duke filluar nga problemet e mbivendosjes me pronat.

I emëruar komandant i Komandës Mbështetëse në Gusht 2008, Gjeneral Qirjazi mori në Mars 2009 urdhrin për t'u përgatitur nënshkrimi i kontratës dhe për t'i dorëzuar komplesin Partizani  Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit. Qirjazi fillimisht u tregua i gatshëm të respektojë urdhërin, por komisioni që ai ka ngritur për këtë qëllim e informon atë se nuk është e mundur të procedohet. Qirjazi konsultohet me dokumentat dhe me njerëzit e tij dhe zbulon një sërë parregullsish, duke filluar me faktin se ai nuk mund të dorëzojë një pronë që nuk është përfshirë kurrë në inventarin dhe kontabilitetin e Komandës së tij.

Qirjazi beson se i takon Ministrisë së Mbrojtjes, që administronte struktura ushtarake, që të nënshkruajë kontratën dhe jo atij, dhe gjithashtu kujton se Komanda Mbeshtetëse gjithmonë është mbajtur jashtë të gjitha procedurave të privatizimit të ndjekura deri në atë moment, dhe hipoteka refuzoi të regjistrojë pronat sepse ka probleme mbivendosje. Për më tepër, asnjë pronar nuk është në gjendje të tregojë ndonjë certifikatë pronësie mbi tokën.

Ministria e Mbrojties, nga ana tjetër, këmbëngul se i takon pikërisht Qirjazit të nënshkruajë. Dhe këtu fillon ping-pongu i pafund i shkresave zyrtare në të cilat ne  kuptojmë se askush nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontatën sepse, padyshim, që të gjithë e dinë, dhe jo vetëm gjeneral Qirjzi, që ajo dosje fsheh diçka të paqartë./ Shqiptarja.com

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore