Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Presidenti i Kosovës nga Nju Jorku në Prishtinë? “Mund të ndërhyjnë amerikanët”!

Presidenti i Kosovës nga Nju Jorku në Prishtinë? “Mund

Një zyrtare e PDK-së sërish, madje bashkëpunëtore e afërt e Hashim Thaçit po profilohet si një kandidate e mundshme për Presidentin e Kosovës kur të zgjidhet pas 40 ditësh. Bëhet fjalë për Vlora Çitakun, ish-ambasadoren e Kosovës në OKB dhe zëdhënësen e parë të qeverisë së Kosovës kur Thaçi ishte kryeministër dhe vendi fitoi pavarësinë.

Është analisti e publicisti Shkëlzen Maliqi që e ka përmendur i pari këtë mundësi, së cilës ja atribuon edhe një përfshirje të SHBA-së në një proces negociatash, siç ndodhi disa vite më parë me Atifete Jahjagën.

“Në një farë mënyre, Haradinaj deri më tani ka shantazhuar qëndrimin në qeveri duke u nominuar për president, por nuk e di nëse do të kalojë ai opsion. Unë nuk e përjashtoj pjesëmarrjen e amerikanëve në këtë proces, ata ndoshta do të insistojnë që të jetë një person që nuk është politikan ose i lidhur drejtpërdrejt me strukturat që tani akuzohen. Ndoshta ata do të insistojnë që të jetë Vlora Citaku presidente”, ka thënë Maliqi për median e serbëve të Kosovës, “Kosovo Online”.

Maliqi thekson gjithashtu se do të ketë një ngërç në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij askush prej palëve nuk ka leverdi të mbajë njollën e faktorit.

“Të dy palët kanë frikë se do të dalin fajtorë, por do të jetë një garë e vdekur që do të heqë dorë nga dialogu më shpejt. Mendoj se dialogu do të ndalet për një kohë, edhe ashtu ishte në krizë. Do të duhet pak kohë që situata të zbardhet, por në parim, dialogu duhet të vazhdojë. “Pala kosovare do të jetë pak më e vendosur për disa çështje, se dialogu duhet të ketë një formë që të çon në dokumentin përfundimtar,ose ajo do të refuzojë ta vazhdojë dialogun, por ata sigurisht do të jenë të kujdesshëm. Edhe një herë, amerikanët do të luajnë një rol kryesor. Ne duhet të presim deri në janar që dialogu të vazhdojë nën një ndërmjetësim të ri, sepse pa Amerikën, dialogu zakonisht nuk pati sukses”, u shpreh Maliqi.

Sakaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozon kryetarin e saj, Ramush Haradinaj për postin e presidentit. Partitë tjera ende nuk kanë paraqitur ndonjë kandidaturë, ndërsa lëvizja Vetëvendosje kërkon që së pari të mbahen zgjedhjet e reja e pastaj të zgjidhet presidenti. 

Ndërsa ende nuk kanë nisur bisedimet mes partive politike për të gjetur një emër konsensual për president. Dukshëm PDK insiston që ky post t'i përkasë atyre, madje zëra flasin se janë të gatshëm për të marrë pjesë në qeverinë me LDK në këmbim të marrjes së këtij posti. 

Kjo ofertë duket se është si joshje ndaj LDK-së përballë kërcënimit të Haradinajt për dalje nga qeveria në rast se nuk merr postin e presidentit. Përballë këtyre lëvizjeve ndodhet Vetëvendsoja që e sheh si zgjidhje shkuarjen e vendit të zgjedhje të parakohshme dhe mazhoranca e re të zgjedhë presidentin e Kosovës.

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani mori përsipër postin e ushtrueses së detyrës së presidentes, që sipas kushtetutës mund ta ushtrojë jo më shumë se gjashtë muaj. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore