Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Precedenti i 2005-s: Ndryshimin politik e bënë emrat, jo logot e partive

Precedenti i 2005-s: Ndryshimin politik e bënë emrat, jo logot e

Me hapjen jo të plota të listave politika po bën rezistencë për një qasje të plotë të qytetarëve në zgjedhjen e kandidatëve, duke u përqendruar më shumë tek logot e partive politike.

Kjo si tek PS-ja, e cila e ka propozuar modelin e hapjes së pjesshme të listave, por edhe nga opozita, i mëshohet më shumë aspektit të prioritetit politik të partisë në krahasim me kandidatin.

Madje partitë e mëdha përdorin si argument se nëse hapet edhe më shumë lista mund të ketë hyrje në garë të njerëzve që mund të kenë akses në komunitet dhe tërheqin vota “tribale, duke nënkuptuar këtu “të fortët”.

Por, nëse shikohet precedenti i zgjedhjeve të vitit 2005, kur ndodhi ndryshimi politik në vend e PD fitoi pas 2 mandateve të PS-së në qeverisje, vëmë re një fenomen interesant, jo vetëm në krahun e deputetëve që dolën nga PD, por edhe ata të PS-së.

Në duelet e zhvilluara në 100 zonat e mazhoritarit vihet re një cilësi i rëndësishme e kandidatëve jo vetëm fitues, por edhe ata që kanë marrë pjesë në garë. Madje edhe aksioma e përmendur edhe nga presidenti Meta se ai e solli rrotacionin në vitin 2005, del se nuk është tamam ashtu. Mjafton të shikosh zonat zgjedhore të Durrësit ku PD fitoi tetë me zero.

Fenomeni LSI në Durrës nuk ka qenë dominant dhe vihet re se kandidatët e PD-së kanë fituar me diferencë të ndjeshëm ndaj garuesve të PS-së. Vihet re se opozita ka kandiduar figura të reja, por jo përgjithësisht partiake, por emra të marrë nga komuniteti si mjekë, arsimtarë apo edhe biznesmenë, jo thjesht militues partie siç po ndodh aktualisht.

Edhe PS e Nanos në atë kohë ka kandiduar figura të reja, por në garën mes opozitës dhe pushtetit, kanë fituar të rinjtë e opozitës. E në këtë rast shikohet një rritje e cilësisë së politikes, e cila çoi në Kuvend një brez të ri, por që u zvetënua si pasojë e monopolizimit të politikës nga kupola e partisë, çka e bëri që të humbë gjithë ai faktor që arriti të bashkojë vota përfaqësuese, si pasojë e mos dhënies së zërit të duhur në Parlament e qeverisje.

Me futjen e sistemit proporcional rajonal, u vu re se nuk u larguan faktorët lokalë që mblidhnin vota, përkundrazi ata u përdorën më shumë. Kjo sidomos me të ashtuquajturin koalicion-tren, ku partitë e aleancës politike kandidonin emra që thithnin vota e më pas i transferuan ata për koalicionin.

Plus këtu faktit që listat përzgjidhen në mënyrë të mbyllur nga kryetarët e partive, cilësia apo risia që sillet në politikë, jo vetëm rezultoi se është më e komanduar dhe e kontrolluar nga ana e kryetarëve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore