Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Prapaskenat/ Tensioni për targat, anuloi Open Balkan në Novi Sad: As Rama dhe Vuçiç nuk morën pjesë

Prapaskenat/ Tensioni për targat, anuloi Open Balkan në Novi Sad: As

Tensionet e forta dhe rreziku i një përplasje ushtarake në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin e targave, kanë shkaktur një vendim të fortë, mos pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, të presidentit Aleksandar Vuçiç në samitin e radhës të Open Balkan i parashikuar për t'u mbajtur në Novi Sad. Kjo është zbuluar nga mediat serbe disa ditë më parë, pikërisht ku tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit kishin arritur kulmin.

"As Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, as kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk do të flasin në takimin e nesërm në Novi Sad, transmeton Danas, një një artikull që mban datën 29 shtator.

Pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi "në minutën e fundit". Sipas informacioneve jozyrtare nga gazeta Danas, është planifikuar që kryeministrja serbe Ana Brnabiç t'iu drejtohet pjesëmarrësve të forumit të ashtuquajtur udhëheqës në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do t'i bashkohej përmes lidhjes video.

Konferenca dy ditore "Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg - një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së" u mbajt gjatë dy ditëve në Novi Sad.

Organizatorët e këtij takimi ishin Fondi për Çështjet Evropiane të Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj. Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t'i drejtoheshin shtypit më pas, shkruan Danas.

Nisma bashkon Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por është kundërshtuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Danas nuk arriti të zbulojë nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe dhe shqiptare pse Vuçiç dhe Rama anuluan pjesëmarrjen e tyre. Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore