
Prapaskenat e negociatave Ankara-Athinë/ Erdogan rrit pazarin për BE-në, kërkon liberalizimin e vizave dhe 5 miliardë euro
Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë, të nisur në Dollma Bahçe të Stambollit para pak kohësh, për të cilat u tha se ndërmjetës ka qenë edhe kryeministri shqiptar, nuk duken krejt të tilla. Të paktën sipas gazetës greke To Vima, e cila ka publikuar një shkrim të detajuar mbi këto bisedime.
Sipas To Vima, Ankaraja po shfrytëzon bisedimet me Athinën për të marrë koncesione të rëndësishme nga BE, që janë liberalizimi i vizave për shtetasit turq në hapësirën Shengen, por edhe një paketë financiare prej 5 miliardë eurosh të destinuar për pritjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme.
To Vima, thekson se takimet e zhvilluara në Dollma Bahçe kanë pasur ndërhyrjen e “njeriut hije” të Erdoganit, këshilltarit të tij kryesor, Ibrahim Kalin, i cili ka ndikuar në agjendën e fortë.
“Athina do të thirret për të bërë zgjedhje të vështira që nuk mund të kufizohen në një "kataklizëm diplomatike". Në fund të fundit, nuk mund të ketë vetëkënaqësi, pasi BE dhe SHBA do të koordinojnë për "Turqinë", sipas një komunikimi të fundit midis Jake Sullivan, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Joe Biden dhe Bjorn Seibert, shefit të zyrës. Komisioni Evropian Ursula von der Leyen”, thekson To Vima në shkrimin e saj.
E në këtë kontekst zhvillime priten gjithashtu në çështjen e Qipros, por edhe më gjerë. Sipas To Vima, takimi i 25 janarit në Dollma Bahçe, mund të shihet ose me logjikën e gotës plot, por edhe atë të gotës bosh, por zhvillime ka pasur.
Sipas gazetës greke, periudhat e tensioneve të lartë që çuan në një kërcënim për luftë i kanë lënë vendin negociatave, çka është realisht një zhvillim i ri. Gazeta greke bën një historik të zhvillimeve historike turko-greke për të arritur në përfundimin se thjesht gjërat po kthehen në një hulli politike, ku secila palë në fund të fundit do të arrijë gjërat që do.
E në këtë aspekt, nis të nxjerrë gjërat konkrete. “Padyshim, çështja e ujërave territoriale do të jetë në tryezë si për Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, por në këtë pikë duhet të kërkohen zgjidhje inovative për të hequr bllokimin”, thekson To Vima.
Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse Ibrahim Kalin do të vijë në Athinë ku është planifikuar të zhvillohet raundi tjetër, megjithëse kjo mund të ketë krijuar një vështirësi në menaxhimin e pranisë së tij në palën greke.
E sipas medias greke, diskutimet po bëhen mbi një "axhendë pozitive" e që sillen rreth një azhurnimi të Deklaratës BE-Turqi për Emigracionin e 18 Marsit 2016.
“Teksti i Deklaratës përmban çështje të tilla si rishikimi i Bashkimit Doganor, liberalizimi i lëshimit të vizave për qytetarët turq, dhe madje edhe hapja e fondeve të pranimit. Aktualisht, ideja e një pakete tjetër bujare shpëtimi prej 5 miliardë eurosh për Turqinë për të mbajtur refugjatët në territorin e saj është në tryezë, por detaje të tjera mbeten të paqarta”, thekson To Vima.
E në këtë rast media greke thekson se në këtë aspekt Athina nuk do të duhet të lëshojë, por të bëjë presion që Erdogan të mbetet prapa, pa avancuar axhendat e tij/GazetaShqip




Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut
Historia e plotë >



Kërcënimet e Metës për fatin politik të Bashës
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


