Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Postimi i Zaev tërbon grekët, Greqia ngrin marrëveshjen e Prespës: Pasojat në kurriz të Shqipërisë

Postimi i Zaev tërbon grekët, Greqia ngrin marrëveshjen e

Një postim në rrjetet sociale i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në mbështetje të ekipit kombëtarët të futbollit shkakton zemërimin e Athinës zyrtare.

Shkaku është se Zaev nuk e përmendi Maqedonia e Veriut, por vetëm emrin Maqedoni, e kjo sipas mediave greke përkthehet si një bllokim i Marrëveshjes së Prespës, që solli dhënies e dritës jeshile të shtetit fqinj për negociatat.

“Jam në stadiumin e Amsterdamit dhe i jap mbështetjen time të fortë ekipit kombëtar maqedonas të futbollit”, shkruan Zoran Zaev duke vene dhe inicialet me te cilat luan ky ekip ku mungon fjala e “Veriut “. Burime nga zyra kryeministrore e Greqia thonë se kjo është pika qe mbushi gotën, pas disa shkeljeve sipas kritikave te Athinës ka beere Shkupi ne lidhje me mosrespektimin e Marrëveshjes se Prespës.

“Kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes dhe frymës së saj. Ι bëjmë thirrje z. Zaev të mos behet pjese e retorikes përçarëse për një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme, siç është ajo e futbollit dhe pjesëmarrja e ekipit përfaqësues të Maqedonisë se Veriut në EURO”, shprehet Aristotelia Peloni, zëdhënëse e qeverisë greke.

Sipas gazetës Kathimerini qeveria greke qe duhet te ratifikonte ne korrik ne parlament tre memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve qe burojnë nga Marrëveshja e Prespës, duket se do ti shtyje ato te paktën pas shtatorit, ndoshta edhe vitin qe vjen , duke kënaqur edhe një pjese te madhe te Partisë Konservatore ne fuqi qe nuk e ka dashur kurrë Marrëveshjen e Prespes madje e ka luftuar deri ne fund.

Tre memorandumet ndërshtetërore kane te bëjnë me çështjen e mbrojtjes së hapësirës ajrore te Maqedonisë se Veriut nga Forcat e Armatosura Greke, me paktin për përshpejtimin e pranimit të vendit fqinj në BE. dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Mediat greke shkruajnë se këto qëndrime janë si tregues qee zyra kryeministrore greke ka vendosur të ngurtësojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut ishte deklarate e zëdhënëses se qeverisë.

“Ju kujtoj se një nga pikat kryesore të kritikës se Demokracisë së Re kur u diskutua për Marrëveshjen, kishte të bënte pikërisht me: Përdorimin e termit “maqedonas” për gjuhën dhe identitetin. Në çdo rast, gjithçka vlerësohet dhe vlerësohet edhe koha gjatë së cilës protokollet e bashkëpunimit do të ratifikohen nga Parlamenti”, shprehet Peloni.

Vendimi ndërkohë pritet të shkaktojë dhe ndikim në samitin e ardhshëm për cceljen e negociatave, ku vetoja e Greqisë mund të dëmtojnë edhe Shqipërinë, pasi vlerësimi i Këshillit Europian është në bllok si për Shkupin, ashtu edhe për Tiranën, pra nuk ka ndonjë ndarje.

Deri në tetor, mbetet për t'u parë nëse Athina do të zbutet në qëndrimet e saj, pasi deri më tani vetoja bullgare shkaktoi një bllokim të procesit të integrimit si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore