Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Porti i ri tregtar i Durrësit do t’u kushtojë qytetarëve 1 mld lek...vetëm projekti

Porti i ri tregtar i Durrësit do t’u kushtojë qytetarëve 1

Më datë 2 qershor, Gazeta Shqip publikoi një artikull në lidhje me një vendim të Qeverisë për të ndryshuar kontratën koncesionare të Porto Romanos, të dhënë sipas skemës PPP që në vitin 2015. Deri para këtij ndryshimi, kompania private që ka marrë me koncesion këtë port kishte të drejtë të përpunonte vetëm anijet me hidrokarbure.

Me ndryshimin e bërë, kompanisë i jepet e drejta që të përpunojë edhe anijet e transportit të mallrave të tjerë, duke fituar kështu një shërbim ekstra për një koncesion për të cilin i ka paguar shtetit vetëm për shërbimin e hidrokarbureve.

Ndërhyrja në kontratë hodhi hije dyshimi se Qeveria po përgatitet që të japë me koncesion të gjithë shërbimin e shkarkimit dhe ngarkimit të mallrave në Porto Romano, ku po zhvendosen gradualisht të gjitha shërbimet që kryhen në Portin e Durrësit.

Spostimi bëhet për t’i hapur rrugë projektit të kompanisë “Emaar” për ndërtimin e një porti turistësh dhe pasagjerësh në portin aktual. Kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe premton një investim privat prej 2 miliardë eurosh.

Por, për ndërtimin e portit të ri të ngarkim-shkarkimit të mallrave në Porto Romano do të paguajnë taksapaguesit dhe shifra nuk është pak. Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur tenderin për projektimin e Portit të ri tregtar të Porto Romanos.

Sipas dokumentacioneve të siguruara nga Gazeta Shqip, tenderi është hapur me objekt: Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”. Kjo do të thotë se vetëm projekti, pra pa nisur puna për ndërtimin e portit të ri, do t’u kushtojë shqiptarëve 1 miliard lek.

Projekti do të realizohet ngjitur me portin që aktualisht është dhënë me koncesion për kompaninë “Porti MBM – Porto Romano” për shkarkim hidrokarburesh dhe prej fillimit të qershorit edhe mallrash të tjera. Afati i për përgatitjen e ofertave është deri më datë 9 korrik 2021.

Koncesioni është dhënë për 35 vite te kompania Porto MBM. Pronare e kësaj kompanie, sipas “Open Data” është me 97 për qind Adriatic Petroleum Platform, Atec S.r.l me 2 për qind dhe Mampaey Offshore Industries B.v, kjo e fundit e regjistruar në parajsa fiskale.

Porti i ri tregtar i Durrësit do t’u kushtojë qytetarëve 1

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore