Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Portali i financuar nga Ridvan Bode kërkon rikthimin e Ridvan Bodes në PD

Portali i financuar nga Ridvan Bode kërkon rikthimin e Ridvan Bodes në

Ka ditë që një portal i financuar nga Ridvan Bode e Aleksandër Frangaj, po nxisin rikthimin në politikë të figurave më të tmerrshme të pushtetit 8-vjeçar të Sali Berishës, ish-ministrat dhe ish-pushtetarët e tij, që ishin edhe simboli i humbjes spektakolare në vitin 2013.

Duke përdorur, ca anëtarë partie nëpër periferi, që mund t’i mbushësh mendjen me një gotë, apo edhe dy, për të bërë një propozim në mbledhjen e seksionit, kanë dalë më pas si “propozim nga poshtë”, emrat e njerëzve të korruptuar të PD-së si “kandidatë për deputetë”  si vullnet i masës.

E këto “propozime” e kthejnë në anekdotë implementimin e “një anëtar një votë”, si një histori blerjes së ca pijanecëve në qoshe të Devollit me emra pijesh të forta, si p.sh fshati Rakickë që ka propozuar rikthimin e kryefinanciarit të 97, por edhe të 8-vjeçarit të Berishës në pushtet.

Këto metoda që përmbajnë në thelb logjikën e riciklimit të qylaxhinjve të politikës, nuk është as hapje e PD-së, e as risi politike.

Kjo përbën në mënyrë të qartë, për riciklim nga dritarja, të të gjithë atyre që zgjedhësit i larguan me votë nga dera. Kapitujt e mbyllur të politikës, duken lënë të tillë, pasi vendit, e keqja e i ka ardhur vetëm nga ushqimi i iluzioneve se kemi politikanë të përjetshëm, që qëndrojnë në skenën politike, pa asnjë mision, pa asnjë ide, pa asnjë punë të kryer, por vetëm se janë emra të njohur.

E kështu ne jemi vendi i vetëm që mbajmë e ushqejmë prej 20 vjetësh ish-ministra, që nuk e kuptojnë se me një mandate apo dy kaq ishte edhe logjika më normale e çdo politikani, por rrinë e ngulin thonjtë në karrige, duke u kacavarur, ndërkohë që me përvojën e fituar mund t’i jepnin pak dinjitet politikës së mbizotëruar nga servilizmi dhe mykja e “ministrave të përjetshëm”, “kryeministrave të përjetshëm” e “deputetëve të përjetshëm” që na mbinë në bark.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore