Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Poret e padukshme të duelit Bakojanis-Rama, sinjalet e përballjes në Gjykatën Ndërkombëtare për Detin

Poret e padukshme të duelit Bakojanis-Rama, sinjalet e përballjes

Përplasja e Edi Ramës me Dora Bakojanis sot në forumin e Athinës, i organizuar nga “The Economist”, duket se ishte një skenë që i shkonte për shtat kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili sapo ka nisur negociatat me Edi Ramën, në një atmosferë të nderë të luftës së deteve, ku po ndodh përplasja me Turqinë e Erdogan.

Dora Bakojanis është arikektja, firmosësja, ideuesja dhe përgatitësja e Paktit të Ujrave që u firmos në vitin 2009 me qeverinë e Sali Berishës në Shqipëri. Ishte koha kur Greqia mbante presidencën e radhës së OSBE-së.

Sot këtë presidencë e mban Shqipëria dhe përballë saj ishte Edi Rama, kreu i kësaj presidence dhe njeriu që ja ktheu në “nul” ose që ndikoi ta kthejë në nul gjithë atë pakt që për Dorën ishte “investimi i saj i jetës”.

Dora Bakojanis, nuk është thjeshtë një ish-ministre e Jashtme e Greqisë, apo përfaqësuese e Nea Demokratia që drejton qeverinë greke.

Ajo është motra e kryeministrit aktual të Greqisë, e si rrjedhim, është një kthim i asaj filozofie që Dora, si një diplomate e sprovuar në shërbim të vendit të saj, prodhoi Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dora Bakojanis dhe Kyriakos Mitsotakis janë fëmijët e Kostantinos Mitrotakis, kryeministrit të Greqisë në vitet ‘90, i cili ka mbështetur dhe hartuar një politikë agresive me Shqipërinë, që u vulos me një fushatë deregjistrimi të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët u vaftisën dhe ndryshuan identitetin vetëm e vetëm për të rritur numrin e “homogjenëve” grek në Shqipëri, i cili mbahet mend edhe për operacionet famëkeqe “Fshesa” të dëbimit masiv të emigrantëve.

Dueli i Dorës me Edi Ramën sot u zhvillua për Erdoganin, për arsye se ky establishment në Greqi e shikon presidentin turk si autorin e rrëzimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Argument që është mbrojtur fort edhe nga ish-kryeministtri Sali Berisha për 11 vjet me radhë. Edi Rama, deklaroi në takim se nuk ka një qëndrim të Erdoganit dhe e mori përsipër vetë kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen. Ndërsa në takimin me emigrantët shqiptar në Athinë, deklaroi se qeveria shqiptare nuk do të ndjekë logjikën e marrëveshjes së negocuar nga Ditmir Bushati me Greqinë, por një gjykim nga një pale e tretë ose Gjykatë Ndërkombëtare.

Përse e ka thënë këtë kryeministri shqiptar? Duket hapur që me zërin e Dorës, pala greke ka bërë thuajse të qartë se ajo kërkon dokumentin e 2009-s në thelb. Po mirë çfarë realisht ka negociuar Ditmir Bushati me Nikos Kotziasin, që mediat greke dje dhe sot e konsideruan një bazë për marrëveshjen e re? Kjo duhet bërë transparente sa më parë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore