Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Politika e (mos) zgjerimit nga BE, si shprehja u rrit çuni...

Politika e (mos) zgjerimit nga BE, si shprehja u rrit çuni...

Në vitin 2003, në Selanik u mbajt samiti i BE-së. Pikërisht 18 vite më parë u lançua projekti i integrimi i Ballkanit Perëndimor, procesi i anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Greqia, vendi organizator, në atë vit kishte hedhur në përdorim në monedhën euro në ekonominë e saj, duke i thënë lamtumirë Dhramisë.

Një simbolikë e bukur për BE-në që i jepte shpresë se edhe shtetet e tjera të Ballkanit, si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi apo dhe Maqedonia do të bëheshin pjesë e Bashkimit Europian, duke përdorur një monedhë dhe një treg unik.

Kur po i afrohemi dy dekadave anëtarësimi në BE sot, pas 18 vitesh, është kilometra vite larg, aq larg sa nuk mund të imagjinohej si dikur në vitin 2003, si parealizueshëm.

Sot, nga samiti i Sllovenisë, Ballkanit nuk iu dha asnjë edhe një afat. Viti  2030 ra si afat, 6 shtetet e këtij kontinenti të vjetër, por jashtë BE, që të jenë anëtare të me të drejta të plota të Unionit. Dikur pretendohej dhe premtohej se brenda vitit 2025, Shqipëria dhe shtetet e tjera mund të ishin anëtare të BE.

Sigurisht nëse këto vende të rajonit të brishtë Ballkanit realizonin reformat e kërkuara. Shqipëria pas shumë procesesh ka ngecur, ku hera-herës ka pasur faji vetë për mos realizim të reformave, por vitet e fundit për shkak të konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të paktën dy herë është bllokuar për shkak të këtij konflikti, ndërsa vitet e shkuara kanë qenë shkak konfliktet e brendshme politike apo skepticizmi i vendeve anëtare të BE-së, Holanda, Franca apo Danimarka.

Pas këtij refuzimi, Shqipërisë i duhet të presë edhe një dekadë tjetër derisa shtetet anëtare të BE-së të japin dritën jeshile. Në samitin e fundit BE 'premtoi' jo vetëm se është pro zgjerimit, por do të japë 30 miliardë euro gjatë 7 viteve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ne jemi këtu për të treguar qartë se jemi gati të investojmë shumë para, por gjithashtu për të ndihmuar në shumë reforma për të luftuar korrupsionin, reforma për të përmirësuar qeverisjen dhe për të punuar ngushtë me ato vende. Kjo është një mundësi për të folur hapur se cilët mund të jetë dhe cilat duhet të jenë hapat dhe fazat e ardhshme", tha presidenti i Këshillit të BE-së.

Një premtim dhe retorikë boshe, pasi paraja nuk e zgjidh apo josh Ballkanin e brishtë, pasi sot, tensionet janë më të larta se kurrë, mjafton të kujtojmë ngjarjet më të fundit në Malin e Zi apo dhe në Kosovë për çështjen e targave. Kina dhe Rusia janë rreziku më i madh dhe pse BE është vetëdijshme për këtë instalim apo tentativa të dy shteteve, kryesisht në Serbi. Politika e zgjerimit të BE-së ngjan më tepër për një politikë mos zgjerimi dhe tejzgjatja e këtij procesi do të lodhë tej mase shtetet e Ballkanit.

Në sport ku tifozeritë ekipeve kundërshtare tallen me shprehjen se "u rrit çuni e u bë burrë nuk e pa kupën kurrë". Pra fëmija nuk e shikoi ekipin e tij të fitonte ndonjë titull. E kjo ngjan edhe me Ballkanin që po pret 18 vjet për anëtarësimin në BE. Sot 18-vjeçarët ballkanas nuk janë ende pjesë e BE-së dhe ëndrra vazhdon. Skepticizmi duket se ka ndërruar anë, është rikthyer te shtetet e Ballkanit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore