Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Policia Ushtarake mbrojti Rinasin në kundërshtim me ligjin

Policia Ushtarake mbrojti Rinasin në kundërshtim me ligjin

Urdhri që dërgoi Policinë Ushtarake që të mbronte Aeroportin e Rinasit në 2019-n, pas grabitjes së miliona eurove në pistën e këtij aeroporti nuk ka pasur bazë ligjjore dhe ka vënë në pozita të paqarta ligjore vetë Policinë Ushtarake.

Konstatimi bëhet nga vetë Ministria e Mbrojtjes, por dy vite më vonë teksa ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin për Policinë Ushtarake.

Mes ndryshimeve të propozuara ceket edhe neni 33 i ligjit, që përcakton se rastet kur Policia Ushtarake angazhohet në ruajtjen e objekteve ushtarake, ose civile.

“Fjalët mbron pronën shtetërore në administrim dhe përdorim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nga veprimtari të kundërligjshme” zëvendësohen me fjalët “mbështet mbrojtjen e pronës dhe pasurisë shtetërore në administrim dhe përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nga veprimtari të kundërligjshme”, propozohet në projektligj.

Ministria e Mbrojtjes thotë se arsyeja e këtij ndryshimi është sepse nga eksperienca e deritanishme në jo pak raste është përballur me situatë të paqartë ligjore, ku Policia Ushtarake duhet të kryejë detyrën në kundërshtim me ligjin për shkak, sepse ajo nuk është autoriteti administrues i pronës, por janë vetë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, që administrojnë pronat dhe institucionet ligjore njohin këto struktura si pronarë të ligjshëm të pronave.

“Në këtë situatë shpeshherë detyrat dhe veprimet për mbrojtjen e pronave shtetërore kanë qenë të pambështetura në ligj, duke vendosur personelin e PU-së në një marrëdhënie ligjore të paqartë. Nëpërmjet këtij përkufizimi përcaktohet edhe më qartë edhe përgjegjësia juridike që ka PU-ja në këtë aktivitet, duke saktësuar që PU-ja është strukturë mbështetëse dhe jo strukturë e parë që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e pronës ushtarake”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Gjithashtu, është shtuar dhe fjala pasurisë shtetërore, për shkak se, siç thotë Ministria e Mbrojtjes, në shumë nga pronat në administrim të FARSH-it ka ende materiale me vlerë ekonomike, të cilat mbahen, ruhen, magazinohen dhe administrohen në prona që janë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore