
"Policia s’mori masa kur i riu u ndje keq"/ ZBARDHET raporti i Avokatit të Popullit për VDEKJEN e Laer Kurtit: Mund të ishte parandaluar...
Është publikuar ditën e sotme raporti i Avokatit të Popullit mbi vdekjen e Laer Kuritit.
Kujtojmë se Lear Kurtit, vdiq në ambientet e komisariatit të policisë, teksa ishte i ndaluar nga disa efektivë të rrugores.
Së fundmi Avokati i Popullit i është drejtuar me disa rekomandime, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë Tiranë dhe Shefit të Komisariatit nr.3.
Janë 6 rekomandime, që Avokati i Popullit kërkon zbatimin me korrektësi të rasteve dhe kritereve ligjore të shoqërimit, ndalimit/arrestimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe trajtimin e tyre me dinjitet në përputhje me aktet normative në fuqi.
Në raportin e siguruar nga Panorama thuhet se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3.
“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin”, thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit.
Rekomandime
1.Marrjen e masave për zbatimin efektiv të garancive ligjore të qytetarëve në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së tyre në momentet e para të shoqërimit nga Punonjësit e Policisë.
2.Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në mënyrë të vijueshme në të gjitha strukturat vendore të policisë lidhur me zbatimin e kritereve të shoqërimit të shtetasve dhe respektimin e të drejtave ligjore të personave të shoqëruar si dhe ushtrimit nga titullarët të kërkesave rigoroze llogarie për zbatim të procedurave në rastet e shoqërimit të personave.
3.Marrja e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që çdo shoqërim i personave në ambientet e policisë së shtetit të jetë i arsyeshëm dhe të ketë indiciet e duhura bazuar në ligjin për policin e shtetit i cili ka përcaktuar qarte rastet kur personat shoqërohen në ambientet e Policisë së Shtetit.
4.Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mos përsëritjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen nga punonjësit e policisë.
5.Marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ligjore për plotësimin e Formularit të Raportit të Shoqërimit në çdo rast shoqërimi të shtetasve sapo ata sillen në organin e Policisë.
6.Për shqyrtimin e këtij rekomandimi dhe qëndrimin që do të mbani ndaj tij, lutemi të vihemi në dijeni brenda një afati të përshtatshëm.


VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij
Historia e plotë >

ALARMANTE në Bulqizë! Ankohen banorët për ndotjen e ujit: Po helmohemi!
Historia e plotë >
Sa rriten pagat, nis nga 7% për mësuesit në 98% për deputetët
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)

Konfindustria jep ALARMIN: Rritje e fortë e çmimit të naftës menjëherë pas zgjedhjeve vendore!
Aktualitet


Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >

