Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Policia ende me elementë të korruptuar dhe të lidhur me krimin

Policia ende me elementë të korruptuar dhe të lidhur me krimin

Disa nga vendet e bllokut lindor zbatuan qysh në vitet ‘90 masa të pastrimit të aparatit shtetëror për të lehtësuar kalimin nga sistemi socialist në atë demokratik, nën praktikat e drejtësisëtranzitore.

Mekanizmat e përdorur kanë qen? ngam? t? ndryshmet, si p.sh.: lustracioni, hapja e dosjeve të ish-Sigurimeve të Shteteve përkatëse,rivlerësime të ndryshme (vetingu), amnistitë, pensionimet e detyrueshme të parakohshme, gjyqet etj.

Shqipëria ishte ngatë parat shtete pas-socialiste që ndërmori hapanë këtë drejtim, duke themeluar organet e paratë vlerësimit të figurës si p.sh. Komisioni për Rivlerësimin e Lejeve për Ushtrimin e Avokatisë(1993) dhe Komisioni Shtetëror për Kontrollin e Figurës (1995). Studiuesit mendojnë kryesisht sepërdorimi dhe instrumentalizimi i këtyre organev edhe ligjeve përkatëse që i themeluan, për të ndëshkuar kundërshtarët politikë, ka bërë që organet të çlegjitimohen e ligjet të shfuqizohenme ndryshimin e partive në pushtet (1997), apo të shpallen antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese (1998, 2010).

Të njëjtët gjykojnë se zbatimi i përkohshëm i ligjeve, më shumë se sa vendosjetë drejtësisë, ka sjellë veç fushata spastrimi nëadministratën publike.

Për këto e arsye të tjera, të krijohet bindja se Shqipëria nuk ka kaluar përmes një procesi të drejtësisë tranzitore, e klasifikohet në kategorin? jo-raste, në të cilat kushtet e potencialitetit për ndërmarrjen e procesit kan? qenë t? larta, por rrethanat e kultura politike nuk e kanë mundësuar implementinim e reformave.

Policia e Shtetit ka qenë në fokusin e ligjit të kontrollit të figurës në vitin 1995 dhe që prej asajkohe, disa ligje të tjera kanë themeluar organe me atribute dhe funksione të përgjithshme vetingu, si Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në vitin 2001. Në vitin 2010 ky shërbim përgatiti dhe përdori një formular tip për deklarimin e pasurisë nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Mospërputhja serioze e vërejtur veçanërisht tek Policia Rrugore dhe mungesa e mbështetjes ligjore për adresimin dhethellimin e hetimit e la në harresë deklarimin qënga viti 2011.

Në vitin 2014 SHKB-ja u bë Shërbimipër Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, duke u pasuruar me funksione specifike kontrolli pasuriedhe vlerësimi integriteti e profesionalizmi, tëcilat “në teori do të mjaftonin për sigurimin e njëmekanizmi të shëndoshë vlerësimi dhe kontrollitë brendshëm, por në praktikë gjërat rezultojnëmjaft ndryshe”.

Për shkak të mosfunksionimittë këtyre mekanizmave kontrolluese dhe rritjessë vëmendjes publike që Policia e Shtetit moripas raportimeve, akuzave dhe dëshmive përpërfshirjen e saj në trafikimin e bimëve narkotike,ministria e linjës ndërmori masa për tejkalimin ekësaj gjendjeje shqetësuese.

Ministri i Brendshëm, me urdhrin nr. 904, date 15.9.2017 ngriti grupin e punës “Për përgatitjene procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardëssë Republikës dhe Shërbimit të Çështjevetë Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë eBrendshme”.

Ky grup u ngarkua me detyrën e kryerjes së një analize gjithëpërfshirëse për të evidentuar gjendjen ekzistuese në strukturat e mësipërme, nevojën dhe thellësinë e ndërhyrjes. Nga analiza e kryer, rezultoi se PSH-ja paraqiste: mungesë objektiviteti në analizat e brendshme dhe sistemet e vlerësimit të performancës; pamjaftueshmëri në mekanizmat e kontrollit të brendshëm monitorues; vlerësime negative ngapartnerët ndërkombëtare për aspekte te veçantatë punës, si dhe vlerësime jo pozitive nga shoqëria civile në lidhje me besueshmërinë publike.

Nëpërmjet kësaj analize, Ministria e Brendshmepranoi se Polica e Shtetit, Garda e Republikës dheSHÇBA-ja kanë probleme me korrupsionin, krimin dhe formimin e pamjaftueshëm profesional, që sjellin siguri të brishtë.

Për të zgjidhur problematikat e evidentuara në të dhe mbështetjen e prokurorëve e gjyqtarëvetë dalë nga reforma në drejtësi me punonjës policie të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar, grupi i punës propozoi zbatimin e instrumentit antikorrupsion të vetingut në polici. Zbatimi i tij synonte forcimin efikasitetit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në sektorin e rendit dhe sigurisë, posaçërisht në organet e Policisë së Shtetit.

Qëllimi parësor i vetingut në Policinë e Shtetit do të qe garantimi dhe promovimi i integritetit, si edhe rritja e profesionalizmit në radhët e punonjësve të agjencive shqiptare përgjegjëse përrendin dhe sigurinë publike.

Procesi i vlerësimit të punonjësve të policisë do të zbatohej nga organe të pavarura dhe do të bazohej në kontrollin e figurës, pasurive dhe profesionalizimit të k?tyre punonjësve. Por a po ndodh kjo?! Larg të gjitha parashikimeve deri më tani, pavarësisht pritshmërive.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore