Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Policia e Shtetit në krizë nga çmimet e kripura të karburanteve? Efektivët “patrullim në këmbë”, shkurtohet me 5 herë sasia e naftës

Policia e Shtetit në krizë nga çmimet e kripura të

Çmimet e kripura të karburanteve futin në krizë edhe Policinë e Shtetit.

Gjithë uniformat blu me një urdhër të brendshëm  të drejtorit të përgjithshëm të policisë, këtë nëntor do të patrullojë me 60% më pak karburant.

Top Channel disponon shkresën drejtuar drejtorive vendore ku thuhet se ky reduktim i karburantit vjen për shkak të procedurave të papërfunduara dhe të lëvizjes së çmimit të karburantit në bursa.

Çdo drejtori vendor i është lënë në dorë hartimi i planit të lëvizjes së patrullave pa tejkaluar masën e reduktimit 60%.

Burime të sigurta thanë se reduktimet e sasisë së karburantit të vënë në dispozicion të drejtorive vendore dhe komisariateve kanë nisur që në prill të këtij viti me masën 50%.

Sasia nga muaji në muaj është ulur dhe nga rreth 2 mijë litra karburant tani komisariatet marrin vetëm 400 litra. Ky reduktim sjell pasoja në funksionimin normal të punës pasi në këto kushte policia e ka të pamundur të bëjë kontroll territori të zonës që mbulon.

Me një sasi kaq të ulët karburanti ku një patrulle i bije në ditë të ketë në dispozicion rreth 10 litra karburant e ka të pamundur të shkojë në fshatrat e thella apo në rastin më të keq t’i vihet në ndjekje një personi që konsumon një vepër penale.

Kriza me çmimin e karburanteve që po mbahet në nivele të larta edhe pse në bursa ta rënë, po reflektohet edhe në uljen e efektivitetit të punës së policisë së shtetit.

Reduktimet që i imponohen Policisë së shtetit, në një kohë kur edhe pagat e policëve janë të ulta nuk e ndihmojnë aspak sigurinë në vend. Pas disa ditësh do të shikojmë policë që patrullojnë në këmbë nëpër rrugica.

Kjo mund të jetë thjesht një batutë por në fund të ditës kosto që i krijohet vendit është shumë e madhe./ Top Channel

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore