Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Policia e kërkonte gjithandej, por ai ishte në burg/ Kush është Bujar Leza, i arrestuari për vrasjen e Behar Sofisë

Policia e kërkonte gjithandej, por ai ishte në burg/ Kush

Hetimet për vrasjen e Behar Sofisë vazhdojnë ende. Pas arrestimit të Skënder Vathit, 54 vjeç, Leonar Xhixhës, 30 vjeç, dhe Xhuljano Vishës, 28 vjeç, masa e sigurisë “arrest me burg” i është komunikuar edhe Bujar Lezës.

Megjithatë ky i fundit ndodhej në burg pasi akuzohet për dhunë në familje. Teksa Policia e kërkonte jashtë, 45-vjeçari nga Kruja ndodhej në qelinë e paraburgimit të Fushë Krujës prej disa kohësh. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që emri i tij lakohet në Komisariatin e Krijës.

Tentativa për vrasjen e Fatjon Alimanit

Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, si dhe shtetasin V.C. Nga hetimet, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit Alimani, pasi disa muaj para atentatit të dështuar kishte pasur një zënkë me të, që kishte përfunduar në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë.  

Kur doli nga qelia, Leza ka kërkuar dëmshpërblim për arrestim të padrejtë. Edhe pse pretendoi të kundërtën, Leza humbi në Shkallën e Parë dhe e Apeloi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, çështje për të cilën ende nuk ka një vendim.

‘Më prishët imazhin dhe më futet në konflikt, më dëmshpërbleni për burgosje të padrejtë’– ishtë kërkesa e tij.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore