Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Policia / 70 mln euro tendera për 4 muaj, por krimi lulëzon

Policia / 70 mln euro tendera për 4 muaj, por krimi lulëzon

Rreth 70 milionë euro të takspaguesve shqiptarë ka prokuroruar në tendera policia e shtetit prej mesit të muajit shkurt e deri më tani.

Nga një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik zbulon se në total janë 9 tendera me objekte të ndryshme, që nga rikonstruksioni i godinave, të marrja me qira e mjeteve për veprimet operacionale për tre vite, e deri te supervizimi i punimeve dhe mirëmbajtja dhe blerja e materialeve për laboratorin e kriminalistikës.

Vlera në lek e këtyre tenderave është fiks 852,013,830 mln lek, ku pak më shumë se gjysma janë vënë në dispozicion si fond limit për dy tendera. I pari është rikonstruksioni dhe ndërtimi i objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë së Dibrës, me fond limit 303.4 milionë lek dhe i dyti është tenderi për marrje mjetesh me qira për operacionet e Policisë së Shtetit me fond limit 248.7 milionë lek.

Tenderi i parë është hapur më 31 mars të 2021 dhe është mbyllur më 26 prill, ndërsa ai për mjetet me qira për veprimet operacionale të policisë së shtetit është hapur më 16 shkurt dhe është mbyllur më 5 prill.

Autoriteti kontraktor në të gjithë këta tendera është Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa numri i tenderave dhe shuma e tyre mund të jetë edhe më e madhe nëse gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar tendera, që për shkak të sigurisë kombëtare mund të jenë të karakterit sekret.

Megjithatë, pavarësisht 70 milionë eurove të qytetarëve shqiptarë të tenderuar në më pak se 4 muaj gjendja e kriminalitetit në vend jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar edhe më tej.

Në Vlorë, Elbasan, Tiranë e Shkodër vrasjet të tipit mafioz janë shtuar, ndërsa raste të krimit për motive të dobëta kanë ndodhur edhe në dyert e gjykatave, që teorikisht duhet të perceptohen si vende të sigurta, por që praktikisht pranë tyre janë regjistruar dy ngjarje të bujshme. E para në Elbasan, ku ish-bashkëshorti ekzekutoi pranë gjykatës së këtij rrethi ish-gruan e tij, sepse ajo kishte kërkuar ndarjen.

E dyta është ngjarja e freskët e ndodhur në gjykatën e Tiranës, ku vjehrri vrau dhëndërrin, që ishte po në proces ndarjeje me vajzën e autorit. Këto janë rastet tipike që sugjerojnë degradimin e rendit publik, pa marrë parasysh më tej vrasjet e krimit të organizuar, që thuajse gjithmonë mbeten të pazbardhura.

Policia / 70 mln euro tendera për 4 muaj, por krimi lulëzon

Policia / 70 mln euro tendera për 4 muaj, por krimi lulëzon

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore