
“Po më sillni si qingji para ujqërve!”/ Shullazi s’tërhiqet nga ballafaqimi me Reçin: Dua ta shoh në sy
Seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames ka dështuar sërish. Shkak është bërë mungesa e Luftar Reçit.
Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumenton se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm.
"Nuk kam mundësi të paraqitem. Vuaj nga diabeti, më rrezikohet jeta. Jam paraqitur 5 herë, seancat nuk janë bërë, nuk është faji im."- është shprehur Reçi.
Më tej, Reçi tha se paraqitjen e tij në Gjykatë, e krahason me daljen para ujqërve.
“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve. Do flas me videokonferencë”, thotë Reçi.
Në përfundim GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, por edhe të Reçit duke urdhëruar shoqërimin e tij të detyrueshëm në gjykatë.
“Mos paraqitja do të merret si refuzim”, u shpreh gjykata. Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00.
Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.
Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.
Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi.





DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë (EMRI)
Historia e plotë >

Drogat sintetike vrasin! Po shtohet përdorimi i ekstazisë në vendin tonë
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive ...
Historia e plotë >
Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

KUJDES! Përkeqësohet moti, del njoftimi i rëndësishëm për MASAT: Ndaloni...
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Historia e plotë >


