Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plas debati/ Shkrimtari i njohur: 29 nëntori, tragjedi kombëtare, solli në pushtet një bandë e parti kriminale

Plas debati/ Shkrimtari i njohur: 29 nëntori, tragjedi kombëtare,

Tiranë- Data e çlirimit 29 nëntori, është një ditë që ka sjellë përherë përplasje mes të djathtëve dhe të majtëve, së pari për kohën kur u çlirua Shqipëria, si dhe për faktin se një pjesë e cilësojnë si vendosje të regjimit më mizor në vend. Për këtë palët ndahen për figurën e Enver Hoxhës, udhëqësit të Partisë Komuniste.

Por shkrimtari Gazmend Kapllani del hapur dhe kundërshton 29 nëntorin, duke u shprehur se kjo duhet të cilësohet dita e tragjedisë kombëtare. Me anë të një statusi në faqen sociale personale, Kapllani poston një foton të Enver Hoxhës së retushuar nga ballkoni i bashkisë së Shkodrës, duke u shprehur se 29 nëntori është "Tragjedi për gjithë kombin shqiptar, i cili u zhyt në një terr dhe izolim gjysmë shekullor që shkatërroi jo vetëm themelet e shoqërisë"

Më tej ai thekson se "29 Nëntori nuk ka asgjë për tu festuar dhe gëzuar. Duhet të jetë ditë lutjesh dhe kujtimesh që dhembin shumë".

Postimi i plotë

Kjo foto e retushuar e regjimit me mizor dhe paranojak të historisë bashkohore të Shqipërisë dhe Europës tregon qarte se çfarë simbolizon 29 Nëntori.

Nëse Shqiptaret do kishin ndërgjegjie historike do ta konsideronin 29 Nëntorin Dite te Tragjedisë Kombëtare. Tragjedi e dyfishtë. Tragjedi për gjithë kombin shqiptar, i cili u zhyt në një terr dhe izolim gjysmë shekullor që shkatërroi jo vetëm themelet e shoqërisë, kulturës dhe te ardhmes sonë kombëtare. Tragjedi edhe për ata që besonin se po luftonin kundër fashizmit (mes tyre edhe tre vëllezër te gjyshes sime që e kaloi jetën e persekutuar nga regjimi bolshevik): sakrifica e tyre u abuzua dhe denigrua në mënyrën më mizore duke sjelle në pushtet një bandë dhe Parti kriminale dhe paranojakësh.

29 Nentori nuk ka asgjë për tu festuar dhe gëzuar. Duhet të jetë ditë lutjesh dhe kujtimesh që dhembin shumë.

Plas debati/ Shkrimtari i njohur: 29 nëntori, tragjedi kombëtare,

Reagimet kundër në Facebook

Por ky qëndrim i shkrimtarit Kapllani ka shkaktuar jo pak debate të komentuesve në faqen sociale.

"Na cakto një datë o Gazi, që të nderojmë gjakun e dëshmorëve që ranë gjatë luftës kundër nazifashisteve pushtues. ..!", shkruan një komentues.

Debatet në Facebook mes shkrimtarit dhe komentuesve

Shpëtim Çela

Na cakto një datë o Gazi, që të nderojmë gjakun e dëshmorëve që ranë gjatë luftës kundër nazifashisteve pushtues. ..!

Gazmend Kapllani

Pasi të studiojmë me seriozitet Luftën e Dytë Botereore dhe të shohim kush derdhi gjak dhe pse e caktojmë atë datë për të gjithë Shqiptarët, jo vetëm për pinjollët e Enverit. Sidoqoftë unë do caktoja si datë të tillë 7 Prillin kur Mujo Ulqinaku dhe patriotë të tjerë i rezistuan me idealizëm të paster fashizmit. 29 Nëntori është një datë qe iu imponua Shqiptareve nga një regjim kriminal që falsifikoi historinë në shkallën me paranojake.

Vasil Sofokli Tole

Mendoj se nuk duhet ngatërruar lufta antifashiste me atë ç'ka erdhi më pas. Dëshmorët ranë për çlirimin e atdheut jo për të instaluar diktaturën komuniste.

Plas debati/ Shkrimtari i njohur: 29 nëntori, tragjedi kombëtare,

Gazmend Kapllani

Shumë dëshmorë ranë për të instaluar diktaturën. Të tjerë që mbetën gjalle morën pjesë me qejf në krime të llahtarshme pas 29Nentorit. Të tjerë ranë për motive atdhedashurie dhe ndoshta ishin me fat që ranë se nuk u bënë bashkëpunëtorë në krimin më të madh të historisë sonë. Në çdo rast ështe fakt se lufta u drejtua nga banda kriminale që erdhi në pushtet dhe ajo periudhë lufte mbetet ende e panjohur dhe e pa hulumtuar në thellësi. Ndodh shumë herë në histori që një e keqe luftohet nga një e keqe tjetër. Kjo ndodhi në 29 Nëntor.

Nëse ju quani fitore historike instalimin e një regjimi terrori gjysmë shekullor kjo ka të bëjë me ju, jo me historinë besoj. Nuk e di cila studimeve serioze i referoheni. Të gjitha studimet serioze tregojnë që mbarimi i luftës shënon instalimin e regjimeve te terrorit bolshevik dhe totalitar në gjysmën e Europës. Mes tyre Shqipëria konsiderohet si rasti me tragjik dhe i dhunshëm.

Gazmend Kapllani

Historia nuk është përrallë staliniste. Të gjitha dokumentet dhe arkivat tregojnë se shumë partizanë, sidomos ata që ishin pranë "udhëheqjes", e shihnin luftën si plaçkë lufte për pushtet dhe instalim diktature. Shumë të tjerë luftuan me pastërti dhe tragjedinë e tyre e shprehin vargjet e Spirit (nëse ju keni një të rënë në luftë, unë kam tre):

"Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja për liri,

Ku ta dija unë i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija unë i ngrati

Se armiku isha unë"

Vasil Sofokli Tole

Të gjitha studimet provojnë se lufta antifashiste e renditi Shqipërinë në krahun e fituesve, pas përfundimit të Luftës së II Botërore.

Gazmend Kapllani

Lufta e ashtuquajtur antifashiste u udhëhoq nga banda kriminale që erdhi në pushtet pas luftës. Kjo është e pamohueshme. Nuk mund ti ndash këto të dyja dhe prandaj bëhet fjalë për tragjedi të dyfishtë siç e shpjegoj. Sinqerisht nuk e di se çfare nuk kupton nga postimi im dhe përsërit të njëjtat gjëra.

Peri Halili

Asnjë partizan nuk kishte për ideal diktaturën dhe terrorin, këtu bënë pjese edhe xhaxhai im që ra në lufte për çlirimin e atdheut. Ai ishte ideali i tij, pastaj çfarë ndodhi më vone dhe si u përdoren luftëtaret si vegël e diktarures është tjetër histori

Vasil Sofokli Tole

Peri Halili këtë po pohoja më sipër. I paharruar xhaxhai juaj dëshmor.

Vasil Sofokli Tole

Gazmend Kapllani lexoje mirë çkam shkruar.

Peri Halili

Vasil Sofokli Tole faleminderit, unë jam krenar që xhaxhai im luftoji për atdheun dhe dergjet në varrezat e dëshmoreve bashke me trimat e tjerë ( terroristë) të diktatures. Gazmend Kapllani e adhuroj penën që shkruan por në disa raste bëhesh shume ekstremist

Vasil Sofokli Tole

Gazmend Kapllani dokumentet provojnë që amerikanët dhe anglezët ishin aleatët e mëdhenj të Shqipërisë gjatë luftës antifashiste. Gazmend Kapllani po flasim për luftën antifashiste. Regjimi pas lufte ishte diktatorial, padyshim.

Ervin Jorgo Dhroso

Sigurisht që historia duhet riparë me objektivizëm dhe kontributet duhen rivlerësuar. Sikundër edhe interesat apo qëllimet e të gjitha palëve të përfshira. Por gjëja më e qartë që është në këtë histori, ështe fakti që luftën e bënë partizanet dhe atë e udhëhoqi Partia Komuniste. Nuk e di se sa të qarte kanë qenë ata mijëra burra e gra për ideologjinë e forcës politike që i udhëhiqte. Mendja ma do qe pak prej tyre e kishin idenë e qartë, por nuk e kuptoj aspak se çfarë lidhje ka kjo me luftën dhe sakrificën që ata bënë. Sepse është njësoj sikur të fillojmë të akuzojmë sot studentët që rrëzuan sistemin komunist për të gjitha pisllëqet që u bënë më pas.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore