Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plas brenda opozitës! Aleatët pasi e “volën” Bashën, tani duan të "divorcohen” prej tij

Plas brenda opozitës! Aleatët pasi e “volën”

Pasi mbaruan ethet e krijimit të qeverisë se kush do ishin emrat e rinj në qeverinë Rama 3. Ka plasur “lufta” në kampin opozitar kur të gjithë po merren me Sali Berishën, aleatët e Bashës në kokën e tyre po mendojnë strategjinë e radhës.

Mediat shkruajnë se aleatët opozitar të cilët u strehuan në siglën e PD dhe morën mandate tashmë duan të divorcohen prej saj.  Mes aleatëve pritet të ketë një takim ku mendohet që do të jetë tema e krijimit të një grupi parlamentar jashtë PD-s.

Duket se mospërfillja që po i  bën Basha  aleatëve po i kthehet në boomerang, pak ditë para mbajtjes së seancës së parë të legjislacionit të ri në Kuvend

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Vangjel Dule do të takohen ditën e nesërme për të vendosur mbi të ardhmen e tyre politike në Parlament nëse do krijojnë një grup të ri parlamentar apo do mbesin brenda parties demokratike.

Po çfarë thotë rregullorja e kuvendit të Shqipërisë?

 “Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare.

Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar”, thuhet në pikën 5 dhe 6 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit.

A i kanë aleatët numrin e deputetëve për të krijuar grupin e ri parlamentar?

Duke pare numrin e deputetëve duket se aleatët mund ta lënë në baltë Bashën dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar.

Dorëheqja e Mark Markut jo vetëm e dëmtoi PD por i dha një deputet parties së Fatmir Mediut.

Në zgjedhjet e 25 prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PDsë dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte Fatmir Mediu,  dy në Lezhë; Elda Hoti dhe  Lindita Metalija.

PDIU mori tri mandate, dy në Tiranë Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe një në Qarkun e Fierit.

LZHK Dashamir Shehi i rënditur i 13 në Tiranë mori 4338 vota.

PAA- Agron Duka mori mandatin e deputetit i rënditur në listë të sigurt nën siglën e PD.

PBDNJ - Vangjel Dule (PBDNJ) i rendituri i 11 në Tiranë i cili i dha Bashës  643 vota dhe I mori mandatin e deputetit.

Në një llogaritje të thjeshtë matematikore duket se aleatët i kanë deputetët për të formuar grupin parlamentar, por në thelb hasen probleme.

Ose ndoshta LSI i ka bërë ndonjë ofertë më të mire dhe duan të krijojnë një opozitë tjetër që të rivalizojnë Ramën dhe Bashën.

Duket se shtatori politik do të jetë i nxehtë dhe duhet ta shijojmë me disa kokoshka ku të shikojmë telenovela me politikanë “tradhëtarë” me shumë seri./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore