Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Plani i SHBA është asgjësimi i PD, goditja e radhës që po presin t’i japin Berishës”

“Plani i SHBA është asgjësimi i PD, goditja e radhës

Kreshnik Spahiu në “Zona Zero” në Top News pasditen e sotme ngriti hipoteza mbi planet që mund të ketë SHBA me situatën politike në vend.

Teksa në qendër të vëmendjes janë përplasjet brenda Partisë Demokratike, Spahiu tha se SHBA ka një plan B.

Sipas tij, në fjalët e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, fshihej një radikalizm i qëndrimit të SHBA ndaj PD-së.

“Planet e SHBA kanë një plan B, dhe të gjithë ata që mendojnë se DASH nuk ka fakte e prova, në rreshtat e Ambasadores, Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për hapin e radhës. Mendoj që mund të ketë edhe një plan C, që u shpreh qartë nga Yuri Kim. Do ketë një radikalizim të qëndrimit të SHBA ndaj Partisë Demokratike.

PD dhe LSI mund të shpallen organizata terroriste nëse Berisha zgjidhet kryetar. Do ketë një alenancë mes BE dhe SHBA-së për ta shpërbërë Partinë Demokratike.

Çdo parti politike në bazë të kërkesës së ligjit, kur një subjekt ndryshon statutin, kjo parti është e detyruar t’i drejtohet Gjykatës për legjitimitet. Ndryshimet përfshijnë ndryshime të kryetarit, të kryesisë. Dhe kështu PD do përfundonte në Gjykatë, dhe do ishte Gjykata që do caktojë kujt i takon logo dhe çelësat e partisë,” tha Spahiu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore