Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plagosja në Shkodër/ Një histori gjakmarrjeje që nuk po i vjen fundi, "hija" e vrasjes në Mal të Zi që ndoqi pas Pirolin

Plagosja në Shkodër/ Një histori gjakmarrjeje që nuk po i

Plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër e ka zanafillën vite më parë dhe ngjarjet tregojnë se është një histori gjakmarrjeje që nuk i duket fundi.

Sot u qëllua me armë 34-vjeçari Vinçens Piroli, i cili për shkak të plagëve të marra u dërgua me urgjencë në Tiranë.

Piroli, bashkë me Dorian Lalën vranë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas.

Më 4 korrik, teksa ndodhej në lokalin e tij në Ulqin, Gjurishiç u qëllua për vdekje. 
Pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. 

Ai u qëllua edhe në shtator të vitit 2019, në orët e para të mëngjesit, në vendbanimin Pinjesh. Më pas autori qëlloi disa herë në drejtim të tij dhe e plagosi lehtë. Menjëherë pas kësaj është arrestuar edhe Dalibor Topljanovic nga Zajeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Ulqinin. Dy muaj më parë, një pjesëtari i familjes së tij u gjet një mjet shpërthyes, i cili u konstatua aksidentalisht nga një kalimtar i rastit.

Savo Gjurishiç, djali i 68-vjecarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore