Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plagosi me thikë 5 veta te xhamia në Tiranë /Prokurori fal agresorin Nikolla, imam Kalaja: Çfarë po bëhet??! Shpresojmë të mos i ndodhë...

Plagosi me thikë 5 veta te xhamia në Tiranë /Prokurori fal

Në prill të këtij viti një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin Tiranën dhe Shqipërisë, një person me një thikë u fut në xhaminë “Dine Hoxha” dhe plagosi pesë persona. Personi që më pas u identifikua si Rudolf (Ridolf) Nikolla, nuk ndalej në sulmet e tij dhe se ai u neutralizua jashtë xhamisë falë besimtarëve, në momentin që po ndiqte me thikë disa persona. Ata e rrethuan dhe e goditën, por policia e shpëtoi agresorin nga një perceptim i kësaj hakmarrjeje.

Ngjarja ishte tejet e rëndë pasi ndodhi në muajin e shenjtë për besimtarët myslimanë, atë të Ramazanit. Sot pas tre muajsh prokurori Hysni Mulaj që kishte këtë çështje për këtë ngjarje të rëndë, që fillimisht u aludua se mund të klasifikohej edhe si një akt terrorist, e ka mbyllur pa paraqitur si kërkesë për dënim me burg për agresorin, por vetëm thjesht duke e cilësuar si të sëmurë mendor dhe duke kërkuar që t’i nënshtrohet kurimit.

Në bazë të dokumentit të publikuar nga vetë imam Ahmed Kalaja, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime: “Personi në hetim Rudolf  Nikollak vuan nga probleme të shëndetit mendor. 2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar. 3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit. 4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. 5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. 6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan. 7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”, thuhet në dokument.

Plagosi me thikë 5 veta te xhamia në Tiranë /Prokurori fal

Më pas prokurori  çështjes thekson dhe arsyen se pse nuk mund të japë një dënim me burg për këtë vepër penale. “Për sa i përket përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale nga ana e të pandehurit Rudolf Nikollaj, për shkak se ai ka rezultuar i papërgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer, e për pasojë nuk mund të akuzohet apo dënohet për kryerjen e saj, për këto arsye ne do i drejtohemi Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, kjo në mbështetjet të neneve 46 të Kodit Penal dhe 46 të K. Pr. Penale me kërkesë: Për caktim e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” ndaj të pandehurit Rudolf Nikollaj, sipas nenit 46, pika 2 e K, Penal”, thuhet në këtë dokument, ku bëhet i ditur edhe përfundimi i hetimeve.

Reagimi i imam Ahmed Kalasë

Ndaj këtij vendimi të prokurorit të çështjes ka reaguar imam Ahmed Kalaja, që ka cilësuar si të padrejtë. “Publikojmë për të gjithë ju mbylljen e hetimit mbi rastin e plagosjes së ndodhur në Ramazan. Çfarë bëhet? Ku synojnë? As gjyq as thirrje të të plagosurve?? A mund të jetë ndonjë familjar i prokurorit viktima e radhës ?! Vjen erë apo më duket mua ????”, shkruan Kalaja.

Rudolf Nikollaj njihej një person me precedentë penal, ai edhe më parë kishte plagosur një person tjetër në terminalin e autobusëve të Tiranës, duke e goditur me thikë. Ndërsa babai i tij shprehej se i biri ishte me të meta mendore dhe se ai u kthye në një praktikues i besimit mysliman, nga ai katolik që kishte, duke pretenduar se u mashtrua.

Plagosi me thikë 5 veta te xhamia në Tiranë /Prokurori fal

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore